Bukoshi do të mbështesë LDK-në në zhgjedhje, por PDK-ja e Thaçit nuk e pret mirë

Postuar në 04 Gusht, 2013 14:25

Bujar Bukoshi, një nga themeluesit e Listës "Dr. Ibrahim Rugova", sot pjesë e koalicionit qeverisës që udhëhiqet nga PDK-ja e Hashim Thaçit, ka thënë në një intervistë për gazetën Express, se ka vendosur të mbështesë Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte dhe në ato parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. “Dëshira jonë është që LDK-ja të fitojë të gjitha komunat në zgjedhjet lokale e edhe në zgjedhjet parlamentare t'i fitojë shumicën e votave dhe të qeverisë me vendin”, është shprehur ai, duke shkaktuar debate brenda koalicionit qeverisës. Deputeti PDK-së, Berat Buzhala, ka reaguar ndaj deklaratave të Bukoshit, duke sugjeruar që ky të përjashtohet menjëherë nga Qeveria. "Si është e mundur që një partner qeveritar, si Lista, në njërën anë të jetë pjesë e qeverisë - duke i vjelur gjitha benificionet që ofron Qeveria - e në anën tjetër të lutet dhe të punojë që LDK të fitojë në të gjitha zgjedhjet? Kujt i duhet një partner i tillë?" ka deklaruar Buzhala.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.