Italianët: Hashashi i Lazaratit, 4.5 miliardë euro!

Postuar në 05 Gusht, 2013 05:28

Një konferencë e përbashkët për shtyp e drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj me Drejtorin e Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, zbuloi pak më parë përmasat dramatike të kultivimit të hashashit në territorin shqiptar. Policia italiane dha ndihmën në identifikimin e të mbjellave me kanabis me anë të avionëve të specializuar. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”, tha Bastoni, dhe pasi citoi disa zona problematike si Shkodra, Fieri, Vlora etj, theksoi se një nga zonat më problematike për kultivimin e kanabisit mbetet Lazarati. “Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”, tha Bastoni. Sipas tij lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, me një vlerë shitjeje mbi 4.5 miliard euro. Me përafërsi, kjo shifër është sa gjysma e prodhimit të brendshëm bruto të vendit! Me fjalë të tjera, edhe ato katër-pesë raste kur dëgjojmë për kapje të sasive mbi një ton kanabis nga policia, janë një hiç krahasuar me totalin e prodhimit lazaratas. Po drejtori ynë i policisë çfarë tha? Po ato që tha vitin e kaluar: “Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të Shqipërisë nga harta e kultivimit të tyre”.
A.K

Comments

Submitted by kolim (not verified) on

me duket e ekzagjeruar si deklarate. 4.5 miliard euro jane shume per kanabisin e Lazaratit. Kolumbia qe prodhon kokaine dhe heroine qarkullon rreth 12 miliarde dollare. si gjithmone italianet jane mashtruesa

Submitted by AFA (not verified) on

Po te jete e vertete kjo i bie qe tregtia e kanabisit duhet legalizuar dhe ta marre ne zoterim dhe kontroll shteti duke paguar fshataret dhe lene te qete kultivimin. Keshtu perjashtohet mafia dhe funksionon sistemi shume mire dhe paster. Shitja ne treg mund te behet ne forma te kontrolluara si me cdo bime tjeter mjekesore pak a shume si ne Hollande ku hashash pijne turistet dhe jo vendasit pasi nuk e kane molle te ndaluar dhe nuk i intereson fare perdorimi. Nuk e kuptoj ku mund te qendroje e keqja ne kete mes?

Submitted by kujtim (not verified) on

Kush mund te me thote se, edhe ne qofte se vlera e mariuanes se kultivuar e trafikuar nuk do te jete  aq e madhe sa thuhet ne kete njoftim, me se do te zevendesohen keto euro qe, pothuaj te gjitha qarkullojne brenda vendit, ne se do te arrihet me sukses ndalimi i kultivimit e trafikimit te saj? Mos valle me shtimin e perpunimit fason?

Submitted by arvanites (not verified) on

Vlera e hashashit eshte llogaritur nga italianet me 5 Euro gramin qe eshte edhe vlera me cilet ai shitet ne rruget e Italise.

Vlera me te cilen e shtesin lazaratesit eshte shume here me e ulet.

Submitted by Anonim (not verified) on

Me fjalë të tjera, edhe ato katër-pesë raste kur dëgjojmë për kapje të sasive mbi një ton kanabis nga policia, janë një hiç krahasuar me totalin e prodhimit lazaratas. Po drejtori ynë i policisë çfarë tha? Po ato që tha vitin e kaluar: “Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të Shqipërisë nga harta e kultivimit të tyre”.

Me kete seriozitet  luftohet edhe korrupsioni ne te gjithe sektoret e shtetit dhe krimi i organizuar. Pra, lulezon e keqja dhe e mbulon fallsiteti...!

Submitted by Albi (not verified) on

Hashashi duhet legalizuar dhe e gjitha kjo merr fund. Biznesi hyn ne rruge formale e nuk kane nevoje te vriten njerezit per ta tregtuar, shteti mbledh taksa pa fund.

Nuk eshte me i demshem se alkoli e megjithate ate e lejojme. Legalizo dhe jepi fund kriminalitetit te hashashit!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.