Superpasaniku shqiptar, “zyrtarisht” Mane me 1.2 miliard USD

Postuar në 05 Gusht, 2013 11:29

Tjetër ta dish me përafërsi apo ta marrësh me mend, dhe tjetër të ta konfirmojnë organizma të njohur. Kështu, gazeta Tema njofton se organizata e njohur britanike e vlerësimit të pasurive Wealth X ka zbuluar se cili është i pari miliarder në Shqipëri: Ai është Samir Mane, president i Balfin Group, që hapi në vend të parën qendër tregtare dhe park logjistik. Pasuria e tij mendohet se shkon në 1.2 miliard dollarë. Kurrikulumi i Manes (foto me ciftin Berisha) në biznes zë fill si emigrant nga Austria dhe tregtia e elektroshtëpiakeve, me kompaninë Neptun, ndërsa suksesi i tij i parë i madh, ishte QTU, qendra tregtare në autostradën Tiranë-Durrës. TEG është gjithashtu një iniciativë e tij investuese. Ndonëse shumëkush mund ta përmendte Manen si ndër njerëzit më të pasur në vend, shifra që nxjerr Wealth X është mbresëlënëse.

 

A.K

Comments

Submitted by kaso (not verified) on

Bravo!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.