SHBA, luftë kundër kohës për zbulimin e misterit të sulmeve terroriste

Postuar në 06 Gusht, 2013 05:28

Shtetet e Bashkuara kanë rihapur disa nga misionet diplomatike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në Bagdad, Kabul, Algjer dhe Daka, megjithë paralajmërimin se do të mbylleshin të paktën deri në datën 10 të muajit. Por 19 ambasada dhe konsullata në rajon mbeten të mbyllura pas njoftimeve të sigurta që kishin autoritetet amerikane për një sulm të rëndë terrorist. Disa nga këto ambasada pritet të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit gusht. Por çfarë informatash kanë pasur agjentët amerikanë? “New York Times”, raporton se shërbimet sekrete kanë arritur të kapin një shkëmbim mesazhesh mes shefit të Al Kaedas, Al- Zavahiri, që mendohet se fshihet në Pakistan, me shefin e Al Kaedas në Gadishullin Arabik, Al Vuhaishi. Ky i fundit ka marrë urdhrin për sulme ndaj objektivave amerikane. Mbyllja e misioneve diplomatike mund të shtyjë sulmet e mundshme, duke u dhënë kohë agjencive të sigurisë të zbërthejnë misterin e sulmeve. Por nga ana tjetër, ideja se diçka e rëndë po përgatitet dhe mund të ndodhë kudo e në çdo moment, është shumë e zymtë për autoritetet amerikane, nëse nuk zbulohet diçka konkrete.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.