Shitja e aseteve, “piramidat” mbyllin ciklin me atë që e nisën, Berishën

Cikli i fenomenit “firma piramidale” dhe nënproduktet e tij, nisi dhe po mbyllet nën qeverisjen Berisha. Të fundmet asete të këtyre firmave, janë duke u shitur këto ditë finale të kryeministrit Berisha në pushtet. Janë 14 ankande për shitje pronash që do të zhvillohen në shpejti, siç raporton Gazeta Shqiptare. Mes tyre do shiten edhe pasuritë e firmave piramidale Xhaferri dhe VEFA, ku bie në sy vlera mjaft e ulët e shitjes së këtyre pronave. Një apartament i fondacionit Xhaferri do të shitet për 569 mijë lekë, kurse një hotel i VEFA-s në Gjerbës të Skraparit, me sipërfaqe 240 m2, kushton vetëm 341 mijë lekë. Hoteli gjendet në Gjerbës të Skraparit dhe ka një sipërfaqe prej 240 metrash. Në fakt, që në kohën e qeverisjes së parë Nano, kur nisën likuidimet e aseteve piramidale për të siguruar para që do t’u ktheheshin kreditorëve, pati nga vetë Berisha në opozitë, një lumë akuzash për shitje pronash me vlera qesharake dhe përfshirje të zyrtarëve socialistë të kohës në afera. Historia rrotullohet... dhe mbyllet aty ku nisi.
a.k
Add new comment