Ambasadori egjiptian në Tiranë, Abdellah: Ish presidenti Morsi e keqpërdori pushtetin

Ambasadori i Egjiptit në Tiranë, z.Ahmed Abdellah ka dhënë një intervistë për revistën Klan. Ndër të tjera, ambasadori shpjegon për gazetarin Renato Kalemi ngjarjet që kanë pushtuar Egjiptin prej disa kohësh: Regjimin e Mubarakut, si erdhën protestat e 2011-ës, çfarë ndodhi me ardhjen e Mohamed Morsit dhe pse u rrëzua nga ushtria më shumë se një muaj më parë. Dhe thotë se pranvera arabe nuk ka dështuar, përkundrazi ngritja e demokracisë në Egjipt do të kërkojë kohë, ashtu si në të gjitha vendet e tjera që sot janë të zhvilluara.
Ja ç’thotë ai për Morsin: “Presidenti i mëparshëm erdhi në pushtet pas zotimit se do të ishte president i të gjithë egjiptianëve dhe se do të punonte për të realizuar objektivat e Revolucionit të 25 Janarit, por pavarësisht kësaj gjatë një viti qeverisjeje ai punoi për të fuqizuar lëvizjen e tij (Vëllazërinë Muslimane) dhe partitë islame të koalicionit të tij. Kjo ndodhi nëpërmjet emërimeve në postet drejtuese në pushtetin qendror, në atë lokal dhe në institucione të ndryshme publike. Ai përjashtoi forcat e tjera politike, sidomos forcat politike civile dhe ato liberale dhe së bashku me lëvizjen që përfaqësonte refuzuan të pranonin të drejtën e shtetasve për të formuar një identitet dhe të ardhme të vendit të tyre, pasi kushtetuta u hartua nga një asamble kushtetuese, anëtarët e së cilës i përkisnin vetëm rrymës islame. Kjo kushtetutë nuk gëzon konsensus dhe unanimitet kombëtar dhe ajo kaloi pas pjesëmarrjes së vetëm 30% të shtetasve që kishin të drejtë për të marrë pjesë në votime. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe pati një përkeqësim të gjendjes ekonomike, rritje të papunësisë, rritje të nivelit të varfërisë dhe rënie të turizmit”.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun:
http://www.revistaklan.com/material.php?id=3621#sthash.D71fK...
a.k
Add new comment