Gjykatësi: “Berlusconi nuk është dënuar ngaqë “nuk mund të mos e dinte, por ngaqë e dinte”

Postuar në 06 Gusht, 2013 16:04

Berlusconi ka qenë qysh në fillim me mendimin se po e dënojnë me akuzën, se “ai nuk mund të mos e dinte” mashtrimin fiskal që është bërë në të mirë të Mediaset-it. Por kreu ad interim i Gjykatës së Lartë në këtë periudhë verore e pushimesh, Antionio Esposito, që ka firmosur vendimin mbi dënimin e Berlusconit, ka dhënë një intervistë për gazetën e Napolit, il Mattino, dhe aty ka thënë, sipas gazetës, se “nuk po e dënojnë ngaqë nuk mund të mos e dinte, por ngaqe e dinte”. “E dinte, sepse këtë e kanë dëshmuar tre vetë”, ka saktësuar ai.

Kjo ka provokuar tollovi në Itali, ku një protagonizëm i tillë gjyqtarësh pas një vendimi gjyqësor nuk para është i zakontë. Edhe vetë kreu i Kasacionit e ka cilësuar këtë deklaratë të kolegut të tij, si “të pavend”. Por Esposito, njeriu i intervistës, ka dalë me pretendimin se intervista është e manipiluar. Pjesa që ka shkaktuar debat, sipas tij, është  e tëra e shtuar nga gazetari.

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.