Der Standart i bën një portret simpatik Ministres (së re) të Mbrojtjes, Mimi Kodhelit, por, nënvizon “besnikërinë” ndaj Ramës

“Der Standard” i ka kushtuar një portret Mimi Kodhelit, deputetes socialiste,që në shtator do të marrë një detyrë jo të zakontë për një femër, atë të ministres së Mbrojtjes. Madje, Der Standard nuk ngurron ta mbiquajë “zonjë e hekurt”.
Në shkrimin e përcjellë nga “Shqip”, thuhet se “Kodheli është mësuar me betejat në domenet e meshkujve. Në zgjedhjet e 23 qershorit, ajo garoi në Lezhë, në Veri të Shqipërisë ku ka “njerëz të armatosur, papunësi të lartë dhe kriminalitet”. “Njerëzit atje janë të vëmendshëm kur aty është një grua për shkak se ajo përfaqëson njëfarë kompensimi”, thotë ajo për “Der Standard”. Shumë do ta shohin atë si “Zonjën e Hekurt”. “Por unë nuk e shoh kështu”, – thotë ajo. Nga ana tjetër, një imazh i tillë do ta ndihmojë, pranon ajo. Në vitin 2005, ajo garoi kundër Bamir Topit, që u bë president më vonë. “E kam dashuruar këtë betejë”, thotë ajo, edhe pse atëherë e patën pyetur: “Si mund të luftosh me dikë që është kaq i rëndësishëm”.”
Dhe në fund, gazeta vëren se ajo “...nuk ka një profil të lartë, për shkak të besnikërisë së pakushtëzuar ndaj liderit të partisë, Rama”.
k.c.
Comments
Ca e ka Shkurte Pal Vaten
<p>Ca e ka Shkurte Pal Vaten kjo?</p>
Add new comment