Edi Rama në Huff Post: mjeshtri i marrëdhënieve publike + Tony Blair, pa kosto për taksapaguesit??

Postuar në 07 Gusht, 2013 14:15

“Huffington Post”, ka publikuar një shkrim për Edi Ramën, “njeriu i marrëdhenieve publike, udhëheqësi i mençur synon t’i bëjë ballë problemeve të imazhit”.

Gazetari shqiptar Andi Balla, shkruan se “Megjithëse përpjekjet e Rames dhe aftesia për të komunikuar me audiencen ndërkombetare nuk kuptohen tërësisht brenda Shqipërisë dhe nuk jane arsyeja kryesore për zgjedhjen e tij si kryeministër”, dhe se “strategjia e kujdesshme e komunikimit me audiencën e huaj e ka shndërruar atë në shefin e Marrëdhënieve Publike të Shqiperisë jashtë, përpara se të marrë detyrën”, shkruhet në shkrimin e përcjellë nga TCH.
“Qeveria e re”, shkruan “Huffington Post”, “është mbushur me fytyra të reja, shumë prej tyre nuk kanë mbajtur poste të larta. Për më tepër, ka më shumë gra në qeverine e tij se në çdo qeveri tjetër në 100 vitet e ekzistencës së Shqipërise Moderne”.
Pavaresisht se duhet të përballet me luftën kundër korrupsionit, me shqetësimet ekonomike që lidhen me krizën financiare në Europe, Rama duhet t’i bëjë ballë edhe opozitës së brendshme, beteja këto që ai do t’i kalojë me zotësinë për marrëdhënie publike. “Kësaj i shtohet edhe marrëveshja për ta sjellë Tony Blair si këshilltar dhe kjo nuk ka kosto për taksapaguesit shqiptarë”, nënvizon Andi Balla duke thënë se “Dhe qëllimi perfundimtar i Edi Ramës dhe qeverisë së tij do të jete përmiresimi i imazhit të Shqipërisë”.

Shkrimi është mjaftueshëm optimist, sidomos duke patur parasysh se flitet për gjëra që "do të ndodhin".
k.c.

linku në anglisht:

http://www.huffingtonpost.com/andi-balla/the-pr-man-savvy-new-lead_b_369...

Comments

Submitted by bn (not verified) on

<p>Nje sqarim te vogel per perkthimin (te bere nga TCH): Titulli ne anglisht saktesisht e quan Ramen udheheqes te afte (savvy).</p>

Submitted by bleri (not verified) on

<p>Genjeshtra me thes .Mjaft na poshterove duke menduar se e hame sapunin per djath.I pa fytyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.