Berisha, deputeti më i vjetër në këtë legjislaturë. Refuzon të drejtojë hapjen (nëse dyshonit për të kundërtën)!

Postuar në 08 Gusht, 2013 05:41

Kuvendi i ri do të nisë punimet më 9 shtator, në orën 18:00, siç e ka deklaruar dhe vetë Presidenti Nishani. Në bazë të rergullores së Kuvendit, “Mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit,deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë” dhe radha për këtë hapje i ka rënë deputetit më të vjetër, Sali Berisha.
Vetë Berisha sipas GSH refuzon të bëjë hapjen e Kuvendit, pra do të jetë deri në fund vetja e vet, mosbashkëpunues, mosrespektues i ligjeve, dhe mosdorëzues pushteti (do duhet t'ia kalojë drejtimin Kryetarit të ri të Kuvendit). Nuk përjashtohet edhe pista e sedrës së lënduar.
Berisha e ka justifikuar këtë xhest me faktin që “ky pushtet ka ardhur nga klanet e drogës dhe krimit dhe të blerjes së votës.”
Ky rol, në refuzim të Berishës, do t'i kalojë të dytit në radhë për nga mosha, Namik Dokles.
k.c.

Comments

Submitted by coli e. (not verified) on

<p>&nbsp;Dmth Saliu qenka vertete katragjyshi Kuvendit??? Hej,c&#39;gallate kemi per te pare.......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.