Topalli reagon me ironi për turin e Ramës... por, a ka nevojë?

Turi ndërkombëtar i Ramës ka shkaktuar reagimet e minorancës së shtatorit. Kryetarja e Kuvendit në legjislaturën e kaluar, Jozefina Topallika ironizuar dje në FB:
“Gjatë kohës së bllokmenëve ishte famoz slogani për ‘trekëndëshin Punë-Mësim-Kalitje’. Sot, rilindësi Edvin foli përsëri për trekëndëshin… (natyrisht, jo në kuptimin gjeometrik, se nga shkencat ekzakte nuk kupton asgjë), por, në nostalgji të kohës së trekëndëshit të parë, foli për trekëndëshin strategjik të Diplomacisë së Rilindjes, ‘Turqi- Itali-Greqi’. Renditjen parësore të vendeve të trekëndëshit të tij e ndryshon pa problem 3 herë në ditë, sipas telefonatave të Ditmirit, në varësi të vizitës së radhës. Po aleati ynë strategjik, SHBA, a hyn në trekëndëshin e piktorit? Gjithnjë e më shumë, dhe jo vetëm nga bratelet, Kryerilindasi po ngjason me Spahiun e dylbive!”.
Mero Baze e komenton në editorialin e sotëm me fjalinë “...I vetmi kujdes i Berishës është që njerëzit, të cilët i vë të flasin për këto broçkulla akoma, t‘i zgjedhë sa më qesharakë, që të mos ia marrin për ters. Zgjedh për shembull të flasin Tritanin ose Jozefinën...”
Por, përtej komentit të Bazes, a mos duhet që terminologjia e opozitës dhe mbi të gjitha platformat e kritikës opozitare të zhvillohen?
Çfarë kuptimi ka që, edhe pasi ke humbur zgjedhjet, të vazhdosh ironitë me “piktor”, “Edvin”, “bllokmen”? Kjo terminologji, qartë, nuk e çoi PD në fitore. Ndoshta duhet braktisur në favor të një platforme kritike më serioze.
k.c.
Plotësuese, editoriali i Mero Bazes:
http://www.gazetatema.net/web/2013/08/07/nje-debat-pa-buke-per-politiken...
Comments
C'eshte ajo foto. Po e mbysin
C'eshte ajo foto. Po e mbysin Xhozin me shall ne fyt...
Sa per shkrimet dhe termat e perdorura, jane shfryrje marazi dhe terbimi. Dhe shfryrja me fjale te renda dhe banale, ben mire per shendetin mendor te te demtuares, Jozefina Topalli. Keshtu thone psikologet...
Po ku je moj Xhozi se na ke
<p>Po ku je moj Xhozi se na ke munguar me xhevahiret e tua</p>
Si kshu ndoshta??? Ndoshta
<p>Si kshu ndoshta??? Ndoshta duhet te nderrojne taktike??? Apo 'ndoshta' eshte pjese e ironise se Respublica's??!!</p><p>Une them qe duhet te nderrojne mendte e kokes, por meqenese nuk i nderrojne dot atehere le te heshtin, dhe nese nuk heshtin dot sepce cmirezinjte nuk behen dot zemergjere, atehere te kuptojne qe duhet te nderrojne strategji...</p>
Add new comment