Zvicra – rregulla të reja “aparteidi” për azilkërkuesit

“Rregulla prej Aparteidi” ky është komenti i The Independent për një rregullore të re të vendosur në një qytet zviceran për azil-kërkuesit. Dhe ky koment nuk ndryshon shumë nga ato të medieve të tjera, dhe sidomos nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që i konsiderojnë këto rregulla si shkelje flagrante.
Në qytetin e Bremgarten-it në perëndim të Cyrihut, ku u hap muajin e kaluar dhe një qendër e re për azil-kërkuesit, zyrtarët thanë se refugjatët nuk do të lejohen të "bredhin" në terrenet sportive shkollore, se do t’u ndalohej hyrja në pishinat publike, në fushat e lojës dhe në kishë. Në total janë hartuar 32 "zona të ndaluara".
Zvicra pret dyfishin e numrit të azil-kërkuesve për kokë të popullsisë krahasuar me fqinjët e vet evropianë. Ajo numëron një refugjat për çdo 332 banorë, krahasuar me 1 në 625 banorë në pjesën tjetër të kontinentit. Aktualisht 48,000 refugjatë janë duke kërkuar azil në Zvicër.
Në qershor të këtij viti votues morën pjesë në një referendum ku me shumicë dërrmuese mbështetën masat për të kufizuar marrjen e azilit.
Rregullat e reja parashikojnë që dezertimi ushtarak nuk është më një arsye për të pretenduar azil.
Ne.Su.
Comments
Dhe pse lajmi ne thelb eshte
<p>Dhe pse lajmi ne thelb eshte i sakte dhe monstruoz, nuk eshte e vertet qe azilkerkuesit nuk mund te shkojne neper kisha! Atyre nuk u lejohet te qendrojne ne parqet e kishave dhe kjo behet per te parandaluar tregtin e droges, e cila ndodhe shpeshhere ne ambjente te ngjashme, ne gjysem erresire. Po te flasim ata cunat e Beratit dhe Tropojes, se ata e njohin mire zanatin...</p>
Add new comment