Rama për ndërtimet në bregedet: “kancer”, “emergjencë kombëtare”

Një operacion i gjerë kundër ndërtimeve abuzimeve në bregdet, pritet të nisë në shtator.
Lajmi është përcjellë nga vetë Edi Rama përmes disa postimeve në Twitter. “kancer agresiv në veprim, kundër të cilit do të veprojë Policia e Shtetit” dhe “Jemi në emergjencë kombëtare”, kanë qenë disa nga cilësimet e Ramës.
Sipas tij, operacioni do të jetë gati në shtator dhe s’do të ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Rama ftoi këdo që të ndihmojë në këtë operacion duke senjalizuar raste konkrete abuzimi në zonat ku qytetarët banojnë apo pushojnë, duke përdorur si hashtag: #StopRrenimit.
Add new comment