Ligji i plehrave, Berisha ka shkelur ligjin. Dyshime mbi kompanitë, nuk kemi kushte për riciklim.

Berisha miratoi pak ditë para javë para se të lerë pushtetin një ligj për import plehrash. Por, një vështrim juridik e shpall atë vendim të paligjshëm.
Sokol Hazizaj për A1 report thotë:
“Sa kam informacion është duke u ezauruar dhe hapi procedural dhe administrativ i referendumit për jo ose po mbetjeve toksike në vendet fqinje apo diku tjetër. Mendoj se edhe në këtë lloj dimensioni edhe moralisht edhe ligjërisht kjo qeveri i ka konsumuar të gjitha efektet ligjore për të mos kryer, për të mos konsumuar, për të mos administruar asnjë lloj vendimi që vjen përpos dhe kundër interesave të qytetarëve”, tha Hazizaj.
“Nuk mundet dhe nuk ka sesi qeveria shqiptare në ikje të ndërmarrë iniciativa ligjore që cenojnë shtyllat themelore të shtetit, buxhetin, të drejtën për të jetuar të njeriut, të drejtën për të banuar të qytetarit, të drejtën konstitucionale të garantuar tashmë nga Kushtetuta e Shqipërisë. Kjo qeveri po cenon gurin themeltar të vijimësisë së jetës së qytetarit, kushtetutën”, tha më tej ai.
Akuza e Aleancës Kundër Importit të Plerave, është se këto vendime po merren për të kënaqur disa klientë vendas apo të huaj. Ata kanë vënë në dyshim edhe njërën nga kompanitë që ka marrë tashmë autorizimin e kryeministrit në largim Sali Berishës, ajo e quajtur “Vale recycling”, duke u shprehur se nuk mund të bëjë riciklim pasi nuk i ka kushtet.
“Kjo kompani nuk është se ka në dispozicion të saj teknologji për shkrirjen dhe menaxhimin e gjithë këtyre mbetjeve, ajo i merr për t’i ruajtur ato dhe ne nuk dimë nëse këto mbetje të vendosura diku në territorin e Shqipërisë nuk do të shpërndarë në hapësirë duke kontaminuar më tej ujërat e ndryshme, sidomos në territorin e Shqipërisë gjë që është shumë delikate, sidomos si rrjedhojë e damarëve ujorë të shumtë që ka. Apo do të shkojnë diku tjetër, ndoshta destinacioni mund të jetë metalurgjiku”, tha Lavdosh Feruni.
k.c.
Add new comment