Ndrron pronar gjiganti energjetik i naftës shqiptare, “ARMO”, por s’dihet në ç’duar ka rënë e si ka rënë!...

Postuar në 09 Gusht, 2013 01:27

Është konfirmuar dje nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit zyrtarisht shitja e kompanisë së përpunimit të naftës, “ARMO”. Zërat që kishin qarkulluar   fundit për një shitje apo dhënie peng të janë vërtetuar përfundimisht. Tashmë “ARMO” ka një kompani të re si pronare dhe një administrator të ri. Në të dhënat e publikuara në QKR për kompaninë “ARMO” rezulton se veprimet e fundit janë kryer më datë 8 gusht.  

Çfarë ka ndodhur? Kompania “ARMO” që në momentin e privatizimit, pesë vjet më parë, është vënë në pronësi të kompanisë “Anika Mercuria Refinery Associated Oil”, e cila zotëron 85 për qind të aksioneve të rafinerisë, ndërsa shteti shqiptar pjesën e mbetur.  Më 8 gusht, 85% të aksioneve që ishin në pronësi të “Anika Enterprises”, tashmë kanë kaluar në pronësi të kompanisë “Heaney Assets Corporation”, çka e bën këtë kompani pronare jo vetëm të “Anika Enterprises”, por edhe të “Anika Mercuria Refinery Associated Oil” dhe për rrjedhojë edhe të rafinerisë “ARMO”. .Gjithashtu, po më datë 8 gusht, është larguar administratorja e kësaj kompanie Anika Taçi dhe në vend të saj është emëruar sërish Fation Veizaj.

Nuk dihet nëse “ARMO” është shitur dhe cili është çmimi i shitjes së kompanisë, apo është falur si peng për moskthimin e parave azerëve nga biznesmeni Rezart Taçi? Dyshimet për një kompani fantazëm i hodhi mbrëmë Top Chanel, i cili dha i pari lajmin se kompania nuk rezulton në asnjë kërkim, nuk ka një profil të sajin në internet dhe nuk dihet se ku është e regjistruar.

Zh.

Comments

Submitted by illi (not verified) on

<p>Veprime mafioze, te cilat duhet ti ndjeke me perparesi e pa humbur kohe prokuroria?! Perndryshe duhet te mbaje edhe ajo pergjegjesi per mosveprimin e saj.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>po me televizionin albanian screen a di njeri c&#39;do behet?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.