Shoqata e pronarëve: SHQUP-i është i Toptanëve. PS: Nishani dhe Gjunkshi duhet të flasin për skandalin

Postuar në 10 Gusht, 2013 05:00

Shoqata e ish pronarëve “Pronësi me Drejtësi” vlerëson se qeveria në ikje nuk ka vepruar mirë me pronarët dhe e cilëson vjedhje atë se çfarë po ndodh me pronat e ushtrisë. Lidhur me rastin e fundit, atë të kthimit të SHQUP-it në seli të Partisë Demokratike, anëtari i kryesisë së shoqatës, Myrshit Vorpsi, në një intervistë për Shqiptarja.com, thotë se  “sipërfaqja e truallit atje është e familjes së Toptanëve. Ka një vendim të kompensimit të pronave që të jetë shprehur ose jo për atë sipërfaqe trualli, atë e dinë vetë pronarët e kësaj sipërfaqeje trualli në qendër të Tiranës”. Më pas ai shton se “kur thuhet se do të shes një muaj përpara zgjedhjeve 1 mijë hektarë truall të reparteve ushtarake, atëherë patjetër tek e fundit gjysma e popullsisë di të thotë se po bëhet një pisllëk, një privatizim klientelist, një vjedhje dhe të gjitha gjërat e mundshme që mund të thuhen në këtë rast”. Ndërkaq, Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Piro Lutaj, ka nënvizuar se nëse Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Presidenti i Republikës nuk kanë dijeni për këtë histori, ky është një tjetër rast që Ministri i Mbrojtjes anashkalon kompetencat e Presidentit.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.