Letra e Bashës për Thaçin: A po ndërron kurs PD-ja në Kosovë?

Një artikull i Bekim Salihut i botuar në “Illyriapress.com” është komentuar gjatë nga mediat sot. Aty flitet se nën udhëheqjen e Sali Berishës, PD-ja ka qenë më e afërt me LDK-në e Hashim Thaçit, por një letër që kryetari i sapozgjedhur i PD-së, Lulzim Basha, për këtë të fundit ku kërkohet bashkëpunim mes dy partive, a mund të quhet ndërrim i kursit të PD-së në Kosovë? Në letrën drejtuar Thaçit, Basha i kërkon atij thellimin e bashkëpunimit ndërpartiak me qëllim të forcimit të demokracisë dhe prosperitetit të dyanshëm. “Jam i bindur që potenciali i Partisë Demokratike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, mund të shkëmbehen më qellim të forcimit, thellimit dhe avancimit të marrëdhënieve tona të përbashkëta në të gjitha fushat edhe në atë ndërpartiake”, i ka shkruar Basha, liderit të PDK-së Thaçi. Shkrimi vë në dukje se PD-ja është udhëhequr për më shumë se 20 vite nga Berisha, i cili është konsideruar më i afërt me LDK-në, parti e udhëhequr nga presidenti tanimë i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Re.Pu
Comments
po keto jane te gjitha
<p>po keto jane te gjitha spekulime. ku ka pas ndonjehere afersi reale mes partive te shqiperise dhe atyre te kosoves?! Marredhenia, apo me sakte c'do deklarate mediatike e paleve ka qene nen ndikimin e rrethanave te castit. Madje nese ne Shqiperi palet perceptohen dhe me afinitetet e tyre ideologjike majtas-djathtas, ne kosove kjo ndarje eshte virtualisht inekzistente. Flitet per partine e Thacit si me prirje majtiste pershkak te trashegimise se UCK-se, megjithate... </p>
Add new comment