"AK-ja dështoi sepse nuk kishte program, kurse Kreshnik Spahiu ishte mercenar i dikujt"

Postuar në 11 Gusht, 2013 03:11

Në një analizë për gazetën “Shekulli”, njëri nga themeluesit e Aleancës Kuq e Zi, ish Sekretar për Çështjet e Shëndetësisë në atë lëvizje, profesor Agim Koçillari, ka nënvizuar arsyet që sollën dështimin e AK-së, duke hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur. Sipas tij, duke mos pasur një strategji të qartë dhe një program të shkruar dhe të detajuar, AK-ja nuk ishte në gjendje të organizonte dhe udhëhiqte ata njerëz që ajo përfaqësonte dhe pa mbështetjen e tyre dështoi. “Qëllimi i z. Kreshnik Spahiu ishte të merrte një karrige në Kuvend, por se kujt i shërbente kjo, me gjithë dyshimet që kam koha do ta tregojë”, shkruan Koçillari. Dhe më tej: “Shtypi duhet të bënte më shumë dhe analizonte me detaje këtë person: kush ishte, cili ishte formimi i tij dhe a kishte mundësi që ta udhëhiqte këtë lëvizje. Ai fliste për kufizim mandatesh, por vetë ai, deri në shpërbëje të partisë nuk e kishte një mandat të tillë sepse ishte kryetar provizor”.

Koçillari shton se AK-ja nuk arriti të bëhej parti sepse nuk pati program, por [u kthye në] “një lëvizje për zhurmë mediatike që dikujt i duhej dhe Kreshniku duket se ishte mercenar i tij”. Megjithatë, ai thekson se lëvizja pati disa arritje, që duhen vlerësuar.

 

Analizën e plotë e gjeni në linkun http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=28523&kat=87

 

r.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Per cudi problemet qe ai ngrinte ishin gjithmone te drejta,sa per programin ate ai e kishte,problemi eshte tek ne si popull,ne nuk jemi nacionaliste,Te gjithe ata qe ai kishte rreth vetes ishin per te marre nga nje karrike dhe te Benin ca leke.te gjithe you e braktiset AKZ ne prishjen e pazarit me Edi R.sikur ishit ushtaret e Edi Rames.Ndaj me pare gjyko veten pastaj Kreshnikun.

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Tani edhe e quan mercenar, edhe thua se ky kishte vetem qellim karrigen per veten e tij. Mercenari punon per dike tjeter, ndersa Niku mendoka per veten, pra nuk shkon.&nbsp;</p><p>Nese ka patur mercenare aty duket se jane te tjere, ata qe ne momentin qe u dha sinjali u larguan ne grup nga partia.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.