Rrëfimi i ish drejtorit të ALUIZNI-t dhe historia e lopës me qumësht që nuk mund ta mjelë kushdo!

Agim Berisha, ish drejtor i ALUIZNI-t për Tiranën, ka bërë një rrëfim tronditës për gazetën Shqip, kur ka treguar hapur fenomenin e korrupsionit që ka prekur agjencinë, mungesën e motivimit për të punuar, arrogancën dhe deri te pasojat ekonomike sociale që i janë shkaktuar shtetit dhe individit. Dhe ai e nis me një ngjarje “humoristike”, por që nuk është aspak për të qeshur: “Pranova t’u përgjigjesha pyetjeve duke marrë shkas nga historia plot ‘humor’, që artisti i nderuar B.K. u tregonte këto ditë te recepsioni i ALUIZNI-t disa ‘bashkëvuajtësve’, për ‘ofertën’ që i kërkuan të jepte në ‘tenderin’ për lejen e shtesës së tij. ‘Dhashë ofertën’ – tregonte artisti, por ‘shefi duke ngritur këmbën më thoshte më lart, më lart’”.
Ish drejtori Berisha përmend edhe një fakt të hidhur, që sipas tij, listat e publikuara në media për gjoja “tapi”, nuk janë gjë tjetër veçse një “karrem” për të tërhequr individin në skemën e zvarritjes dhe burokracisë, për realizimin final të “ofertës”. Ai ka ndarë edhe një sms që i ka ardhur pasi e kanë pushuar nga puna, ku shkruhej: “Lopën që mbushe me qumësht nuk mund ta mjelësh ti”. Sigurisht, gjendet gjithmonë dikush që mund ta mjelë si duhet lopën.
Intervista e plotë http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/11/aluizni-ryshfet-ne-ccdo-hap-ish-drejtori-agim-berisha-njerezit-u-zhvaten/
r.k
Comments
mos u merzit shoku... mendon
<p>mos u merzit shoku... mendon Kollozi ta mjele lopen.. jo vetem qumeshtin po dhe gjakun po qe nevoja..</p>
Add new comment