Makbule Çeço: Rama duhet të luftojë korrupsionin, që “blloku” të mos ta ndjekë si hije

Makbule Çeço, një nga emrat e njohur të politikës shqiptare para vitit 2005, kur shërbente si nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, shprehet se qeveria e re e Edi Ramës duhet të bëjë një luftë të ashpër ndaj korrupsionit, në mënyrë që fenomeni i njohur si “blloku i Ilir Metës” mos e ndjekë si hije në qeverisje. Në intervistën e dhënë për Shqiptarja.com, Çeço analizon fitoren e së majtës duke theksuar se oguri i parë i mirë i qeverisë së re janë gjashtë femrat në kabinetin Rama. “Shpresoj që nga ekipi të mos devijohet e veçohen lojtarët, të mos shkëputen nga qytetarët në vendimmarrje, të mos humbasin busullën e përgjegjësisë dhe trasparencës, të mos bien pre e emocionalitetit, etjes për të spikatur apo për tu dukur, personalizimit apo amatorizmit, çka dëmton frymën e qeverisjes, zbeh pritshmëritë dhe gjërat nisin të përkeqësohen”, thotë Çeço. E pyetur nëse Rama do të qeverisë më mirë se Nano apo se Berisha, ajo shprehet: “Diferenca do kushtëzohet nga përgjegjësia e kryeministrit dhe e qeverisë së re”.
Intervista e plotë http://www.shqiptarja.com/home/1/makbule-ceco-grate-ne-qeveri--ogur-i-mire-por-jo-si-pasarele-171306.html
Re.Pu
Add new comment