SHQUP, protestojnë ish ushtarakët. Thirrje Nishanit (si njeri i uniformës) të reagojë

Postuar në 12 Gusht, 2013 03:07

Siç premtuan fundjavën e kaluar, ish-ushtarakët kanë protestuar sot kundër vendimit “sekret” të  qeverisë Berisha për t’ja kaluar Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë Partisë Demokratike, si selia e re e forcës së djathtë. Një grup ish ushtarakësh u mblodhën përpara godinës së SHQUP-it, dhe ndër të tjera u bënë thirrje të gjithë ushtarakëve të djeshëm e të sotëm të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak.  Gjithashtu ata kanë kërkuar që edhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani të reagojë për këtë rast. Një ish zv.ministër  Mbrojtjeje,  Bajram Mane, deklaroi se “ne s’do lejojmë kurrë që ky vendim të zbatohet e bëhet realitet”. Një propozim i tyre, është që kjo ndërtesë të bëhet qendër memoriale dhe historike për ushtrinë. E ndodhur në një pozicion kyç pranë qendrës së kryeqytetit, me mjedise të bollshme dhe truall me shumë vlerë, tjetërsimi i Shtëpisë Qëndrore e Ushtrisë në çastet e fundit të pushtetit nga PD, ka ngjallur dyshime edhe për mundësinë e shfrytëzimit të pjesëve të territorit të saj për destinacione të tjera fitimprurëse.

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.