Dritëroi: Kabineti Rama është si qeveria e parë e pasluftës. Për Bashën, flet “përmes” pulëbardhave

Gazeta Panorama është hapur sot me një intervistë të Dritëro Agollit, ku shkrimtari i njohur flet gjera e gjatë për qeverisjen e re socialiste dhe Edi Ramën. Interesant është krahasimi që bën Agolli me qeverinë e parë të pasluftës antifashiste, anëtarët e së cilës ishin “ministrat më me kulturë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria sepse ata vinin nga shkolla të larta jashtë shtetit”. Nga ana tjetër, për Agollin termi “Rilindje”, okelioja e fushatës së PS-së, është paksa i tepruar, ndaj më e udhës do të ishte “rimëkëmbja”. Ai beson tek aftësitë menaxheriale të Ramës, ndërsa për Lulzim Bashën Dritëroi dha mendimin e tij duke futur në punë figurat letrare: “Në Pogradec unë kam vite që shkoj. Liqeni është shumë i qetë. Papritur fillojnë dhe dalin pulëbardhat. Po dolën ato, fillojnë dallgët. Shqiptarët janë të papritur, nuk mund t’i parashikosh siç është dhe koha, që është e paparashikuar. Nuk mund të them se ç’mund të ndodhë në këtë botë, megjithatë kam besim se të rinjtë do ta ndryshojnë gjendjen, pasi ata janë të prirur drejt së resë”.
Për më shumë, lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/08/12/flet-patriarku-i-ps-driteroi-qeveria-rama-me-mire-me-figura-te-reja/
a.k
Comments
e ke mire Dritero,te tere
<p>e ke mire Dritero,te tere jane burra te mire,por kur mblidhen se bashku e kane mendjen se ku te leshojne glaset</p>
Rrofsh o Dritero qe na
Rrofsh o Dritero qe na kujtove vitet e lavdishme te pasluftes ku ne komunistet shqiptare shpartalluam armiqte e jashtem dhe te brendshem sa nuk na ngeli kush per te hequr qafe. Vite monumentale o Dritero qe pena jote i ka pershkruar me aq mjeshteri sic i takon nje komunisti te vertete.
Add new comment