B.Haxhiu skanon TV-të e Tiranës dhe sheh tek TCH, TvKlanin e 2005-ës

Në një shkrim me titull “A do të jenë mediat njëlloj me Edi Ramën si me Sali Berishën”, gazetari i Prishtinës (por edhe analist i Tiranës) Baton Haxhiu, heq një paralele mes triumfit elektoral të një partie dhe sjelljes politike të një televizioni. Dhe sheh shumë ngjashmëri mes Tv Klanit të verës 2005 pas fitores së Berishës në zgjedhje, dhe Top Channelit të kësaj vere kundruall Edi Ramës, kryeministrit të ri të vendit. Haxhiu gjen edhe personazhin që simbolizon gjuhën e “triumfit medial” në TCH, e ky është reporteri Muhamet Veliu; i cili “ka vendosur edhe kritere të reja të raportimit: adhurimin pa kusht të figurës së tij politike! Figurë të cilën pa asnjë hezitim e vendos në minutat e para të lajmeve. Pa e fshehur fare. Dhe kjo sipërfaqësi e gjoja takimit për takimin që ushtron Top Channel riprodhon deri në pambarim sugjerimin; të gjithë të kënaqur dhe rrjedhimisht të gjithë të lumtur!?” Nga ana tjetër, Haxhiu ka dhe një këshillë për mikun e tij Rama: “Ai duhet ta qartësojë raportin me mediat dhe me veten. Nëse është afër tyre, shumë afër tyre, përvoja më bind se: do digjet! Do të bëheni inflativ dhe jo i besueshëm”.
Shkrimin e plotë e gjeni në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2013/08/12/a-do-te-jene-mediat-njelloj-me-edi-ramen-si-me-sali-berishen/
Comments
Qe jemi kurioz te gjithe se

Qe jemi kurioz te gjithe se si do te sillet qeveria,mediat,Muçi,Bazja apo vete Batoni kjo ska pike dyshimi por qe te vesh ne nje kandar bythlepirsat e "Klanit" qeveritar me duket hipokrizi e teperuar. Ne kete pike me teper jam kurioz se si do te lepije qeverine e re A.Frangaj ......

Profesionalizmi i Topit eshte diçka e fituar ne vite teper te veshtira opozitarizmi ashtu siç shpresojme qe kryeministri i ri te kete bere kapital nga fajet(jo gabimet) e rregjimit qe po iken.

Personalisht asgje nuk me pengon per te adhuruar Edi Ramen. Kjo gjithashtu nuk me pengon qe te shikoj me vemendje çdo levizje te tije apo edhe te bashkpunetorve te afert. Megjithate eshte shume shpejt per te paragjykuar.

Flasim me konkretisht nga fundi i shtatorit kur te jene bere levizjet e para me guret e shahut ........

Batoni e ka gabim. Pse deri

Batoni e ka gabim. Pse deri tani Batoni nuk e di cilen parti dhe cilin drejtues ka perkrahur vazhdimisht e pereher e ne cdo dite e ne cdo emision e ne cdo analize apo komente qe ka bere Top Channel-i? Po dhe vete batoni duke dashur te dukej asnjeanes, edhe ky anen e PS dhe te Edi rames ka mbajtur e ka perkrahur dhe e ka teperuar me lavderime boshe e te pamerituara.

Problemi nuk qendron se si do te punoje tani e tutje Topi, meroja, ANDREA STEFANI, nanoja, Hilja, Zaloshnja dhe antaret e tjere te kesaj kompanie me gazatera, anal- iste me nje krah. Keta do te vazhdojne te njejtin avaz, megjithese kane deklaruar dikur, per arsye konjukture se jane gjithmon ne opozite me pushtetin.

ne se do te dini cfar qendrimi do te mbaje Klan-i, mos u bej merak baton, ashtu si rezistoi gjith keta vite Topi i mbajtur nga PS, po ashtu dhe Klani do te qendroje afer PD. Nuk ka asnje problem ketu. mediat ne Shqiperi nuk jane media ne kuptimin qe perdoret per to ne vendet e civilizuara. Jo! mediat tek e kane te shitur "fundin e kurrizit", sepse nga kjo shitje ata mbahen, jetoje dhe pasurohen......

Add new comment