Annan në librin e tij të kujtimeve: Ja pse SHBA-të u munduan të më mbanin larg luftës së Kosovës mua dhe OKB-në

“Një jetë në luftë dhe paqe”, është libri autobiografik i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, botuar nga Penguin Press në Neë York, i cili përshkruan tetë vitet e tij në postin e shefit të organizatës botërore, që nuk ishin pa sfida për të dhe paqen ndërkombëtare. Libri është një rrëfim i sinqertë i Annanit për ngjarjet më të rëndësishme të 20 vjetëve të fundit, midis të cilave edhe sulmin e Serbisë mbi Kosovën, për të cilën Annan thotë se “fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës”. Ish shefi i OKB-së përmend pastaj fjalimet e tij të ndryshme para, gjatë dhe pas ndërhyrjes së NATO-së duke e bërë të qartë se, ndonëse në një pozitë ‘neutrale’ ai megjithatë mbështeste ndërhyrjen ushtarake dhe këtu bënë një analogji me siç thotë, "intervenimin e kirurgut për shpëtimin e jetës”.
Në libër ai shfaq rezerva të mëdha për Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk e fshehën se donin që OKB dhe unë të jemi sa më larg menaxhimit të konfliktit, vetëm e vetëm se në mesin e bombardimeve të NATO-s, unë desha që ato të ndaleshin, ka shkruar Annan.
Zh.
Comments
... vetëm e vetëm se në mesin

... vetëm e vetëm se në mesin e bombardimeve të NATO-s, unë desha që ato të ndaleshin

Këtij i duket pak, fare pak, e vockël fare...fare e vogël, që vetëm për kaq pak gjë. SHBA-të i thnë, "qendro larg".

Faleminderit NATO, USA dhe Bler, që nuk i lejuat këta afrikanë të merreshin me Kosovën. Djali i këtij Ananit, për shkak të trafikut të influencës së zyrës së babait, bëri 50 milion dollarë pasuri, duke filluar nga tregtia e armeve.

A c'ja fut kot ky! Po te mos

A c'ja fut kot ky! Po te mos ishin ato bombardime sërbë egersirat nuk do te ndaleshin!

Add new comment