Egjipt, ushtria bën masakër mbi civilët, raportohet për 250 të vrarë

Rruget e Kajros janë mbytur me lumenj gjaku që në oret e para të mëngjesit të sotëm. Forcat e sigurisë egjiptiane janë duke zhvilluar aksionin e paralajmëruar më parë për shtypjen e protestave të lirimin e shesheve të bllokuara që në fillim të korrikut nga mbështetësit e Presidentit të rrëzuar nga ushtria, Muhamed Mursi.
Transmetimet e drejtpërdrejta nga sheshet dhe telefonia celulare është ndërprerë duke bërë kështu që të ketë raportime kontradiktore për sa i përket numrit të të vdekurve të plagosurve. Sipas raportimeve paraprake të medieve ndërkombëtare, të cilat duhet theksuar se janë ende të pakonfirmuara, bëhet fjalë për 250 të vdekur dhe rreth 5 mijë të plagosur në rrugët e Kajros si pasojë e ndërhyrjes së ushtrisë.
Ndërkohë, në vend që të pakësoheshin, raportohet se numri i protestuesve është shtuar në rrugët e kryeqytetit që nuk po gjen qetësi, ndërsa mediat kanë transmetuar fotografi të forcave të sigurisë që përgëzojnë njëri-tjetrin pas aksionit.
Re.Pu
Comments
Perse e eprgezojne njeri
<p>Perse e eprgezojne njeri tjetrin se kane vrare vellezerit e tyre me parate e te cileve forcat e sigurise ushqehen. Allahu i ndeshkofte.</p>
Keto pamje dhe raportime
<p>Keto pamje dhe raportime jane- no comment. Ja perse e adhurojne Al-Sisin, eshte shume demokrat dhe po e r(r)uan demokracine ne vend, te keput ne mes me 250 te vrare. As Mubaraku nuk guxoi te bente kete qe beri Sisi. Por nje pyetje kisha per ju te Respublica-s, keta qe jane vrare e plagosur dhe te tjeret qe po i bashkohen demostruesve, po vriten per Mursin apo per ndonje ideal te vetin?</p>
Rrofte demokracia e instaluar
<p>Rrofte demokracia e instaluar me arme! </p><p>Made in USA&Co</p>
Add new comment