Riformatimi i KQZ-së, një anëtar kundër. Sepse bie në kundërshtim me “frymën” e Kodit

Deklarata e nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili, se mazhoranca e re do të punojë për riformatimin e KQZ-së, solli një ditë më pas (sot), reagimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmani. Sipas Osmanit, çdo hap që mund të merret nga qeveria e re për riformatimin e KQZ-së është në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor. Kjo sepse qeveria e re ka tagër vetëm të kryejë plotësimin e vendeve bosh në KQZ.
“Në zbatim të frymës së Kodit Zgjedhor, unë mendoj që vetëm duhet të plotësohen vendet në KQZ. Vërtet është institucioni më i lartë shtetëror për organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve, kështu që patjetër duhet që të plotësohen vendet bosh që janë në KQZ. Dhe mendoj që nën frymën e Kodit Zgjedhor do të plotësohen ato vende bosh nga subjektet politike, që u takon në bazë të kodit për t’i plotësuar këto vende. Pastaj çdo gjë tjetër është në kundërshtim me frymën e Kodit Zgjedhor”, deklaroi Osmani.
Ndoshta kjo çështja e frymës është siç deklaron anëtari i KQZ-së. Po pse nuk u ndjenë anëtarët ekzistues të Komisionit kur u zëvendësua një koleg i tyre para zgjedhjeve nga qeveria në largim, pa u mbështetur asgjëkundi në ndonjë nen a pikë të ndonjë ligji? Për frymë u fol edhe në procesin numërues të zgjedhjeve locale të Tiranës në 2009-ën. Pra, a mjafton të theksohet vetëm “fryma”, dhe të ndërtohen institucione që i marrin frymën demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme?
a.k
Comments
Me ne fund gjeologu nga

Me ne fund gjeologu nga Topoja trgon "kodin" esaliut. Po ku ishe zotrote kur kodin ta menderosi kusheriri jot Sali?

Komisioni nuk duhet

Komisioni nuk duhet riformatuar, por duhet te plotesohet me antaret qe u larguan medemek se i u ishte cenuar "integriteti". Mendon njeri se atyre i u cenua integriteti? Asnje njeri qe gjykon me paanesi. Ata u larguan se ashtu i u dha urdher kryetari.

KQZ duhet te kete reportin 4:3 ne favor te mazhorances te para 1 Prillit 2013. Ne ate mazhorance benin pjese PD dhe LSI qe ishin ne nje koalicion. Meqense LSI u largua me vetedashje dhe u bashkua me forcen politike qe ishte ne minorance, atehere eshte me se e logjikeshme qe antari i LSI duhej te largohej dhe te zevendesohej me nje antar nga mazhoranca.

Interpretimi se ata jane te pavarur eshte me se i gabuar dhe qellimisht i gabuar. Pse?

Antaret e KQZ propozohen nga partite apo me mire nga koalicionet dhe jane te pavarur ne punen e tyre. Por deri sa ata te behen antare te KQZ jane te "varur" nga partite politike qe i kane propozuar. Pra qe te jesh antar i KQZ duhet te te propozoje nje koalicion apo nje parti.. Mbasi ke fituar "statusin" e antarit te KQZ dhe fillon veprimtarine ne KQZ, atehere fillon pavaresija e antarit. Pra vetem kur kur je antar i kQZ je i pavarur dhe mund te votosh ashtu si ti e mendon se eshte me drejt, pavaresisht se votimi jot mund te jete ne kundershtim te partise qe te ka propozuar.

Pra antaret e KQZ jane te" varur" nga partite qe i propozojne per kohen qe propozohen, dhe jane te pavarur per gjith kohen qe jane antare te KQZ.

Intepretimet qe behen nga shtypi apo specialistet ligjpre te PS eshte i gabuar qellimisht, dhe ka fituar me shume popullaritet sa per paaftesine e specialisteve te PD, por sidomos per shkak se media mbeshtetese e PD eshte fare pertoke dhe jo shume e interesuar ne problemet ligjore qe kane te bejne me KQZ, duke mos bere ate propagande qe ben media pro pS!

Llogjika qe duket se mund te

Llogjika qe duket se mund te ndjeke Rama eshte po ajo qe ndoqi edhe Sala - pra se pari heqjes se Zgurit apo Osmanit dhe rivendosja e juristit te LSI (me po ato palo justifikime ligjore si merhumi plak). Po ashtu maxhoranca qe i ka tashme votat e nevojshme - duhet te siguroje edhe heqjen me ceremoni te Kryetares Le(sh)teri dhe ndoshta mund ta perdorin kete si nje shanc per vendosjen e nje personaliteti te vertete profesional ne ate post. Atehere mund te bejne edhe ploetesimin e dy vendeve te PS...

Bisha ja ka lene gati Rames se cfare duhet te beje ne keto 8-12 vjete. Shpresojme qe Rama te mos e bej kete gabim - sic nga ana tjeter do te ishte per te ardhur keq nese Rama e PS ne pushtet nuk ndeshkojne krimin shteteror te Bishes dhe firauneve qe u pasuruan ne kurriz te te gjithe shqiptareve te tjere.

Por me e mira ne kuadrin e KQZ-se do te ishte qe ne te ardhmen zgjedhjet ne Shqiperi ti liheshin ne dore ose nje organi te pamvarur teknicienesh juridik te pakorruptueshem e mesens te fote civik (ku tigjejme keta ne Shqiperine tone te ngrate) ose te behej ajo qe ndodh kudo ne Europe ku organizimi i zgjedhjeve eshte tager i vete Qeverise qe duhet te siguroje transparencen maksimale jo vetem per cdo force politike por edhe cdo individ, dhe eshte po Qeveria dhe Kryeministri qe mbajne pergjegjesi penale dhe Konstitucionale nese behen shkelje si ato qe jane bere ne Shqiperi ne keto 23 vjet. Pra eshte detyrim i Shtetit shqiptar te siguroje voten e lire te cdo shqiptari dhe numerimin e kesaj vote ashtu sic ajo eshte hedhur nga votuesi. Ky detyrim ekziston besoj ne Kushtetuten shqiptare - por kush Peshk i madh eshte denuar deri tash per transformimin masiv te votes se shqiptareve sipas interesave te pushtetit te rradhes. Nese ne ligjin shqiptare do te kishte nje pergjegjesi te tille nominale - pra qe nese zgjedhjet manipulohen e degradohen si ne rastine Ristanit (I e II) atehere pergjegjesia kryesore bie mbi kete individ dhe vetem ate dhe edhe sot si deputet qe eshte ky qafir duhet te behet shembull qe askush te mos guxoje me te tallet me voten e shqiptareve ...

Ne vendin ku une banoj, komisioneret ne zgjedhje jane kryesisht pensioniste te zakonshem te angazhuar publikisht(2 per cdo qender votimt) qe ndjekin thjesht dhe strikt procedurat e thjeshta dhe mbarevajtjen e votimit. Numerimi i fleteve pastaj fillon direkt pas mbylljes se votimit i hapur ne ambient publik nga nje grup i ketyre pensionisteve - ku cdo individ qe eshte i interesuar e shikon vete numerimin. Kandidatet per deputet apo ne zgjedhjet lokale kane te drejte te kerkojne ri-numerim aty per aty gje e shte krejt normale (ndonjehere per ata qe jane kokemushke apo "Bad Loosers" si puna e Bishes kjo mund te shkoje edhe 10-15 here rinumerime - por kuptohet qe kjo mund tju kushtoje shume shtrenjte ne te ardhmen e tyre politike apo publike) dhe kur kandidatet pranojne shifrat/humbjen i jepet dora dhe pergezohet fituesi dhe behet deklarimi zyrtar i fituesit nga nje prej komisionereve pensioniste pa pasur fare nevoje per Leshteri apo Ristan e Osman.

E gjitha kjo pa shqetesimnin me minimal ne jeten e perditshme te qytetareve, me kosto minimale per taksapaguesin dhe me nxjerrje rezultati ne kohe rekord - brenda 24 oresh pas mbylljes se kutive - shpesh rezultatet jane te qarta shume me shpejt se kaq. Jeta vazhdon me pas pa drama e trauma sociale e pa emocione e reagime histrionike te individeve... njesoj si cdo dite tjeter

Ketu duhet te shkojme edhe ne ne te ardhmen - por se pari duhet ti cojme ne harresen tone kolektive personazhe te tille te felliqur si puna e Zgurit, Osmani, Ristanit etc...

Add new comment