Përkujtohet Arbën Xhaferi në njëvjetorin e vdekjes, lajmi nga media të Kosovës dhe Maqedonisë, asnjë fjalë këtej nga ne

Dje në Pallatin e Kulturës në Tetovë u përkujtua njëvjetori i ndarjes nga jeta i shkrimtarit, politikanit dhe intelektualit të shquar, Arben Xhaferi. Ishin të pranishëm familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të partive politike nga Kosova dhe Shqipëria etj. Pas homazheve në varrezat e qytetit në Tetovë,ku merrte pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, u zhvillua një konferencë e dy liderëve, të cilët kohë më parë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi mes dy subjekteve politike. Lajmi jepet nga agjenci dhe gazeta të ndryshme në Kosovë dhe Maqedoni, por, ccuditërisht, jo në ato shqiptare!...
Arbën Xhaferi ka qenë një nga figurat qendrore politike në Maqedoni. Në cilësinë e kryetarit të PDSH-së, Xhaferi në vitin 2001 ishte në mesin e nënshkruesve të marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje të cilën më vonë shpeshherë e ka kontestuar, për shkak të implementimit në ngadalshëm të saj. Më tepër se si politikan, Xhaferi gjithmonë është çmuar si një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Analizat dhe pikëpamjet e tij për zhvillimet në shoqërinë shqiptare në Ballkan, të shprehura në intervista dhe tekste autoriale, gjithmonë kanë ngjallur debate në qarqet intelektuale.
Një vit pas vdekjes, ndihet mungesa e zërit dhe urtësisë së Arbën Xhaferit jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë e Shqipëri.
Zh.
Add new comment