Paloka i nxjerr kokën “muhabetit”: Ne jemi në pronë private dhe nuk mund t’ia mohojmë pronën të Zotit (Nishanit)!

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas deklarimeve të Edi Ramës, i cili e cilësoi si shkelje të ligjit vendimin e Këshillit të Ministrave për t’i dhënë PD-së SHQUP-in. Sipas tij vendimi i qeverisë është i arsyeshëm, për shak se PD-ja aktualisht është në një pronë private.
“Në fakt selia ku ne jemi është pronë private dhe përderisa ne jemi në pronë private nuk mund ti mohojmë të drejtën zotit të pronës që të shfrytëzojë pronën e tij. Për këtë arsye është menduar kalimi në një pronë shtetërore, nëse mund ta quajmë, jo pronë të atyre zotërinjve ose shokëve që ishin aty, por është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe si shumë të tjera, ne e dimë që është një mbetje e regjimit edhe kjo shtëpia e ushtrisë se atëherë e kanë pasur të gjithë qytetet e Shqipërisë”, është shprehur Paloka.
Zh.
Comments
Po ku je o Enver, se na mori
<p>Po ku je o Enver, se na mori malli.</p><p>U qamë nga Ju </p><p>e ramë në HU! </p>
Add new comment