Berisha sulmon Shpëtim Gjikën: E kanë kërcënuar me burg, ndaj ka nisur një fushatë terrori(!!!)

Postuar në 16 Gusht, 2013 06:17

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri në largim, Sali Berisha, ka sulmuar edhe kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, për fushatën e prishjeve të objekteve të ndryshme pa leje. Sipas Berishës, Shpëtim Gjika, që ka katër muaj pa paguar punonjësit e bashkisë, ka marrë një fushatë propagande terrori duke prishur ndërtime me leje. Gjikën e kanë kërcënuar me burg dhe diku ja kanë kapur fijet. Ai është kërcënuar nga Rama dhe Koço Kokëdhima. Kërkoj nga të gjitha agjencitë që të ndalojnë prishjen e objekteve me leje. Janë një sërë ndërtimesh, të cilat me forcën e ligjit nuk mund të preken, veçse me dëmshpërblim dhe shpronësim.Rama u premtoi qytetarëve legalizim falas, por tashmë u ka lëshuar ruspat edhe atyre ndërtesave që janë legalizuar”, tha Berisha.Zh.

Comments

Submitted by Gentian (not verified) on

Mire Sali Berisha qe ka probleme mendore dhe nuk mund te gjykohet per ato qe thote,por ju perse beheni papagall i tij...,personalisht po mendoj tju hedh ne gjygj,me streson ky njeri,dhe faji eshte i juaji qe nuk lini rast pa e nxjerre ne faqe te pare!

Submitted by anonim (not verified) on

Ja pse Berisha ka te drejte lidhur me Shpetim Gjiken:

Deri me tani Gjika ka qene President i Flamurtarit dhe ka shpenzuar per kete skuader miliona lek (qe ka deklaruar vete duke thene se   leket  ishin te bashkise Vlore, por disa njeres prane tij jane shprehur ne shtyp edhe sese ;"Gjika e dashuron aq shume futbollin sa ka shpenzuar per Flamurtarin edhe nga leket e tij"

Gjate veres,Gjika shpenzoi akoma me shume lek per te blere lojtaret me te shtrenjte ne Shqiperi. Bukur fort! te gjithe ne duam te kemi nje Flamurtar te forte se kampionati behet me interesant. Dhe te gjithe ne klubin vlonjat, por dhe vete Gjika u shprehen se kete vit nuk e diskutonin marjen e titullit.

Keto blerje dhe deklarime u bene kur nuk kishin filluar akoma deklaratat per prishjen e ndertimeve dhe ca me pak nuk kishte filluar aksionin per prshjen e tyre.

Para disa ditesh, sipas porosise te Rames(porosi shume e drejte) Gjika filloi prishjen ndertimeve pa leje duke qene vete ne krye te kesaj nisme.

Tani vjen pyetja; Ku ka qene Gjika deri tani? Ka banuar e jetuar e drejtuar: ne Vlore apo ka qene e ka jetuar  andej nga Vermoshi? Nuk i shikonte ai gjithe ato ndertime pa leje? Kuptohet qe ai i shihte dhe i dinte, por ne se nui u ka dhene leje zyrtare me vendim te bashkise, i u ka dhen nje leje "nen dore" dhe per kete ka mare lek. Ku e di ti?- do te thote kushdo. Pyetje shume e drejte.

Po pse i nderpreu menjehere financimet per Flamurtarin ne te njejtin moment qe filloi dhe prishja e ndertimeve pa leje, por me "leje nen dore"? Se eshte e natyrshme dhe kuptueshme, tani nuk ka me kush t'i paguaje lek Shpetimit qe Shpetimi te financonte Flamurtarin.

Prandj ai tani gjendet nje nje pozcion tepr te veshtire. Dhe ne se Rama nuk e shkarkon, ateher do te thote se  premtimet e tij gjate fushates dhe deklarimet e ketyre diteve te tij, jane "nje vere ne uje"

Tani e dyta: ndertimet pa leje duhet te prishen dhe Gjika po vepron mire. Po me ndertimet me leje? Ta zeme se lejet jane dhene pa te drejte ose dhe nepermjet te pagesave nendore. Po sido qe te jete deri sa ka nje leje, ne shtetin ligjor nuk veprohet kuturu dhe forca zbatohet vetem  ne se e lejon ligji. Prandaj Gjika, per rastet e ndertimeve me leje, ne se do qe t'i prishe, me pare duhet te kerkoje ne rruge ligjore (d.m.th. anullimin e lejes te ndertimit) dhe ne se i miratohet kerkesa e tij, atehere eshte i lire te prishe ndertimin.

Kuptojeni, pa tifozllek partiak: Duhet te zbatohet ligji ose te kerkohet te zbatohet ligji. Ndryshe jemi ne anarki.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.