Të tjera “nga SHQUP”, Berisha s’e “mban më në bark”, shpall hapur armiqësinë ndaj oficerëve: T’u hiqet statusi nëse protestojnë!

Përveç godinës së SHQUP-it, që i kalon si seli Partisë Demokratike, një vendim i ngjashëm është marrë edhe për Fierin në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku Shtëpia e Ushtarakëve i kalon për zyra Partisë Demokratike, dega Fier.
Duke iu drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, Berisha tha se nëse bëhen protesta nga ushtarakët lidhur me këtë vendim qeverie, atëhere çdo ushtarak do humbasë statusin që gëzon dhe deri pensionin e ushtarakut:
Berisha: Nëse dalin në protestë në shkelje të statusit një nga një do humbin statusin. U hiqet statusi dhe le ta marrin pastaj pensionin me statusin e qytetarit.
Imami: Nuk del njeri.
Berisha: Po ça ishin ata që më erdhën këtu, më thanë ka kënduar aty Vaçe Zela. Paska kënduar, mirë, vemi një pllakë, që këtu ka kënduar Vaçe Zela. Kaq dhe e mbyll këtë, duke i thënë z Rama se me atë ‘ciu ciu’ e djeshëm ke treguar gjithë moralin e shpëlarë që ke si njëri.
Zh.
Comments
Ka kaluar ne
<p>Ka kaluar ne skicofreni,meshire per te,le ta shfrytezoje per vemendje deri ne 9 shtator postin e kryeministit,te durojne dhe pak shqiptaret,eshte gjynah !</p>
Ja, kjo eshte opozita qe do
Ja, kjo eshte opozita qe do te beje Sali Berisha. Konstruktive.
Pa dale ende ne opozite, po i acaron marredheniet me maxhorancen e ardheshme dhe me shtresa te caktuara te popullsise...
Add new comment