Punësohen hakersa për të luftuar hakersat në Facebook! Ç’do të ndodhte nëse policia do të merrte hajdutë për t’u mbrojtur nga hajdutët!?...

Kompania e njohur “Facebook” për të bërë më të sigurt rrjetin social nga sulmet kibernetike ka bërë një ccudi këto kohët e fundit, ka nisur zbatimin e një projekti sipas të cilit ka zgjedhur 329 “kërkues shkencorë”, që janë punësuar për bllokimin e sulmeve. Po kush janë këta “kërkues shkencorë”? Sipas medieve amerikane, ekspertët kanë qenë hacker dhe piratë të njohur kribernetikë, madje edhe të dënuar për veprimtarinë e tyre keqbërëse. Shumica e hacker-ve nuk kanë qenë amerikanë. Në këtë sektor, hackerët rus janë ata që mbajnë vendin e parë për thyerjen e kodeve të sigurisë. Interesante është dhe mosha e hackerve të punësuar. Mediat raportojnë se mes tyre ka qenë dhe një djalosh 13-vjeçar, i cili ka fituar 20 mijë euro në bazë të këshillave që ka dhënë për kompaninë.
Siç duket, “Facebook” ka menduar se më mirë sesa inxhinierët zyrtarë, janë “piratët” kibernetikë ata që mund të gjejnë metoda më efikase…Dmth, sipas kësaj logjike, edhe policia duhet të punësojë hajdutë për të luftuar hajdutët!...
Zh.
Comments
Eshte fenomen shume i njohur.

Eshte fenomen shume i njohur. Psh. Ruzvelti, presidenti amerikan i kohes se Depresionit te madh, vuri Joseph Kennedy, babain e JFK si shef te SEC, organit qe kap mashtruesit ne bursen e Wall Street. Dhe kur e pyeten, pse vure nje mashtrues/kriminel si Joseph Kennedy ne krye te SEC ? U pergjigj : it takes a crook to get a crook.

O zot sa gazetare t'pa

O zot sa gazetare t'pa informuar.

Po mir mer njerez, kur vendosni te shkruani nje artikull, pse nuk e merni mundimin te beni nje kerkim 10 minuta mbi temen?! Aq me teper kur shkruani mbi dicka qe nuk merni vesh fare.

E gjithe siguaria ne internet bazehet tek puna e hacker-ve. Por ka hackera "Black Hat" dhe White Hat". Nje pjese e konsiderushme e inxhinierve me te mire (sidomos ne fushen e sigurise) fillojne si "Black Hat" por me kalimin e kohes punesohen nga kompani te ndryshme ose nga policia / sherbimet sekrete. Ky fenomen ka ekzistuar qe ne fillimet e internetit. Facebook, Google, Microsoft etj ne menyre te vazhdueshme japin cmime per personat qe arrijne te sulmojne me sukses sistemet e tyre (nese japin keshilla si te permisohen sistemet), dhe me te miret e ketyreve, punesohen. FBI, NSA, CIA ne menyre te rregullt bashkpunojne me hackerat, madje mbajne dhe konferenca te perbashketa. Eshte dicka krejt normale, ndersa ju ia servirni lexuesve si "Breaking News".

Sa per kuriozitet, edhe punesimi i hajduteve eshte dicka qe ndodh. Kompani te sigurimit te ndertesave / shtepijave / kompanite e kasafortave etj punesojne rregullisht hajdute qe te gjejne "vrima" ne masat e sigurise.

Media shqiptare pasqyron lajmet e brendshme pa pike profesionaliteti / integriteti. Por ku vjen puna per lajmet nderkombetare, jane ne nje nivel mungese profesionalizmi krejt tjeter. Te njejtet gazetare shkruajne per kulturen, sportin, politiken, ekonomine, shkencen dhe teknologjine.

Policia nuk ka nevoje te

Policia nuk ka nevoje te marre ne pune hajdut.

Add new comment