Nishani: Mazhoranca e re po kërcënon, shantazhon dhe shpif kundër meje

Presidenti Bujar Nishani ka duruar sa ka mundur dhe sot ka shpërthyer në një deklaratë ku akuzon mazhorancën e re, se ka nisur një fushatë shpifjesh, kërcënimesh dhe shantazhesh ndaj tij. Në deklaratën e Presidentit thuhet:
“Institucioni i Presidentit të Republikës konstaton me keqardhje nisjen e një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj këtij institucioni dhe funksionimit të tij kushtetues. Gjatë ditëve të fundit në mënyrë të përsëritur, ndaj Kreut të Shtetit, janë adresuar shpifje, kërcënime dhe shantazhe nga aktorë të maxhorancës së re politike të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.
Akuza më e fundit në lidhje me fondin shtesë të akorduar nga qeveria për Institucionin e Presidentit të Republikës, përbën një shqetësim të madh për funksionimin e këtij Institucioni. Ky fond jepet për realizimin e Samitit të 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri me 16-17 shtator 2013. Institucioni i Presidentit të Republikës, garanton qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, se nuk do të ndalet në funksionimin e tij dhe përmbushjen e detyrimeve kushtetuese”.
Re.Pu
Comments
Pse nuk thote cilat jane
<p>Pse nuk thote cilat jane shpifjet dhe si eshte e verteta? pse mbetet ne konstatime te pergjithshme? Te thote psh se ska asnje lidhje me goditen e PD.</p>
Ik mor qelbanik, turp i
<p>Ik mor qelbanik, turp i Shqiperise</p>
Add new comment