Tritan Shehu shprehet pro bashkëpunimit në opozitë me Topin dhe Spahiun

Kur në media u fol për një bashkëpunim midis Partisë Demokratike, Frymës së re Demokratike dhe Aleancës Kuq e Zi në opozitë, lajmi u konsiderua si një thashethem veror. Por, ish deputeti demokrat, Tritan Shehu, shprehet pro një bashkëpunimi sa më të gjërë mes të gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë, të cilët janë të vendosur dhe të qartë në luftën opozitare kundër mazhorancës së majtë. Në një prononcim për Shqiptarja.com, lidhur me ftesat që janë nisur në drejtim të kreut të FRD-së, Bamir Topi dhe kreut të AK-së, Kreshnik Spahiu, nga ana e kryetarit të ri të PD-së, Lulzim Basha, për një bashkëpunim efektiv opozitar, Shehu ka thënë se e mirëpret zgjerimin e aleancës së djathtë opozitare edhe me dy partitë të cilat, në fushatën e fundit zgjedhore, hynë si kundërshtare të PD-së. Shehu ka nënvizuar faktin se rreth demokratëve, si forca më e madhe politike tashmë opozitare, duhet të mblidhen të gjitha partitë të cilat aspirojnë për largimin e kësaj mazhorance dhe kthimin e së djathtës në pushtet.
Re.Pu
Add new comment