Shënim/ Nishani kërkon hetim penal për shpifje. Por “terrori” dhe “shantazhi” që ai denoncon janë ekzagjerime

Postuar në 19 Gusht, 2013 06:41

Në fund të këtij shënimi botojmë reagimin e plotë të presidentit të Republikës lidhur me çështjen “SHQUP” dhe akuzën që i bëhet se në sfond të këtij transferimi prone, është pronësia e truallit pranë selisë së PD-së nga bashkëshortja e Nishanit. Akuza eksplicite është bërë nga gazetari Mero Baze në një editorial javën e kaluar, dhe është rimarrë nga eksponentë të PS, (shih deputeti Lutej, në numrin e sotëm të gazetës Shqip).

Thelbi i reagimit të “Institucionit të Presidentit” është përgënjeshtrimi se bashkëshortja e tij ka pronë tek selia blu. Por gjuha e Nishanit është tejet e ngarkuar. Ai flet për “akt të turpshëm shpifjeje dhe sulm të rëndë antikushtetues me ngjyrim të qartë politiko-propagandistik, që synon të terrorizojë psikologjikisht familjen e Presidentit të Republikës dhe të ndalë ushtrimin e funksioneve kushtetuese nga ana e Kreut të Shtetit”. Mirëpo, nëse akuza nuk është e vërtetë, atëherë bëhet fjalë për shpifje dhe me të drejtë Presidenti i kërkon kryeprokurorit të nisë hetimet. Ndërsa të majtës i lind detyra ta provojë pronësinë qoftë dhe të kamufluar, të familjes presidenciale. Por ama, media nuk paska të drejtë të komentojë një veprim kryekreje politik të presidentit, i cili ankohet për “sulm të rëndë antikushtetues me ngjyrim të qartë politiko-propagandistik”? Dhe mbi një transferim prone në orët e fundit të një qeverie, anëtar i së cilës presidenti ka qenë, e që nuk mban firmën e shefit të shtabit, a nuk është normale të bëhen analiza e të hidhen dyshime?  Atëherë, minimumi që mund të thuhet është se presidenti firmos çfarë t’i sjellin përpara. A është “kushtetuese” kjo?

 

Ja dhe reagimi:

“Sot, përfaqësues të lartë të shumicës së re qeverisëse, në vazhdën e shpifjeve të neveritshme dhe të përsëritura të këtyre ditëve, kanë adresuar publikisht akuza të paqena ndaj familjes së Presidentit te Republikës për të ashtuquajturën lidhje në pronësi mbi truallin ku sot ndodhet godina e selisë së Partisë Demokratike.
Institucioni i Presidentit të Republikës duke hedhur poshtë me përbuzje dhe neveri të tilla shpifje, deklaron me vendosmëri se familja e bashkëshortes së Presidentit nuk ka lidhje pronësie mbi truallin e godinës në fjalë. Ky akt i turpshëm shpifjeje dhe ky sulm i rëndë antikushtetues me ngjyrim të qartë politiko-propagandistik, synon të terrorizojë psikologjikisht familjen e Presidentit të Republikës dhe të ndalë ushtrimin e funksioneve kushtetuese nga ana e Kreut të Shtetit. Me këtë rast dhe në këto rrethana, Presidenti i Republikës i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë procedurën e hetimit penal ndaj këtij shantazhi që po i bëhet Kreut të Shtetit shqiptar. Presidenti i Republikës, lidhur me të njëjtin problem, i kërkon gjithashtu Zotit Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste propozuar nga shumica e re për postin e Kryeministrit, ta ndalë urgjentisht këtë fushatë të ulët, të padrejtë dhe të padenjë, kundër Kreut të Shtetit. Ftoj me këtë rast cilindo shtetas shqiptar që çdo pretendim për shkelje të Ligjit nga ana e Presidentit të Republikës ta denoncojë normalisht në institucionet përkatëse të Drejtësisë.
Institucioni i Presidentit të Republikës, në asnjë rast dhe për asnjë arsye, nuk duhet, nuk mund, dhe nuk është përfshirë kurrë në luftën politike mes shumicës dhe pakicës parlamentare.
Presidenti i Republikës i siguron qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë se do të vazhdojë pa u ndalur asnjë çast të përmbushjen e detyrave kushtetuese, sado të rrejshme qofshin shpifjet, dhe sado të ulëta dhe të padenja shantazhet”.

 

a.k

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Ketij Presidenti i duhen prere veshet dhe mustaqet e miut.Ushtari i mire Dhvejk lexoka tekstet qe i shkruan Bushtra e Vucidolit,i cili eshte i terroorizuar se mos e cojne ne qeli.</p>

Submitted by tim (not verified) on

<p>Aman o qeveria e re filloni aktivitetin ne shtatot duke hequr kete budalle nga posti i presidentit sepse eshte turpi i Shqiperise dhe hetojeni kete dhe njerezit e gruas se tij per pronat qe kane vjedhur ne durres e tirane</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.