Mbi 160 milionë USD "politike" largohen nga bankat para zgjedhjeve. A i kontrollon kush?

Postuar në 19 Gusht, 2013 08:09

Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të 2013-ës sistemi bankar i vendit është përballur me tërheqje massive të depozitave individuale në valutë, që deri në fund të qershorit kapin vlerën e mbi 160 milionë dollarëve. Ku kanë shkuar këto para? Ekspertë të sistemit bankar kanë thënë pë TCH se paratë e tërhequra nuk janë përdorur në tregun e brendshëm; nëse do kishte ndodhur kjo, do të kishte ushtruar presion mbi kursin e këmbimit, çka nuk ka ndodhur. Kësisoj, dyshimet më të mëdha janë se paratë kanë dalë jashtë shtetit. Shifrat tregojnë se bëhet fjalë për tërheqje prej 20 milionë eurosh në muaj dhe periudha është ajo e muajve të fundit para zgjedhjeve. Nga ana tjetër, jozyrtarisht nga vetë bankat kanë dalë informacione se lëvizjet janë kryer nga depozitues të mëdhenj; është folur edhe për zyrtarë të pushtetit që, të pasigurt për rezultatin e zgjedhjeve, kanë nxituar t’i fshehin kursimet e tyre jashtë. Deri këtu është lajmi dhe analiza e shifrave. Por shtrohet një pyetje: A ka një mekanizëm kontrollues shteti për këto flukse zhvendosjesh kaq të mëdha valutash? Në letra, figuron një institucion që merret me gjurmimin e pastrimit të parave; po ashtu është Kontrolli i Verifikimit dhe Deklarimit të Pasurive. Por…

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>E pse mos te largohen nga bankat ato USDollar kur te gjithe keshtu bajne ne Shqiperine pa zot. Edhe Ramis Alia, Nexhmije Hoxha si dhe Partia e Punes se Shqiperise te njajten pune bane. Vend VAKUF hesapi kur populli asht injorant.</p>

Submitted by U.S.A (not verified) on

<p>Paraja le gjurme aty ku iken dhe andej nga futet, keshtu qe mjafton nje hetim serioz i qeverise se re per te gjetur bosat mafioze te kesaj paraje te piset, qe duhet sekuestruar nga shteti shqiptar!</p><p>Tjeter prove per qeverine Rama.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.