Daçic kërcënon liderët lokalë serbë: Shkoni në zgjedhjet e Kosovës, ose ju ndërrova

Zhvillime interesante në marrëdhëniet mes Beogradit zyrtar dhe liderëve lokalë serbë në Mitrovicën e Veriut. Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç i ka kërcënuar këta të fundit me zëvendësimin e tyre, nëse vazhdojnë të kundërshtojnë politikat e Qeverisë serbe. Vendimi i kerëve lokalë serbë për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të shpallura më 3 nëntor, nuk i ka pëlqyer Daçicit, pasi përbën sfidë serioze në zbatimin e Marrëveshjes Prishtinë - Beograd. “Askush nuk mund të udhëheqë funksione shtetërore në Serbi dhe të udhëheqë politikë, që është në kundërshtim me interesat e shtetit të Serbisë. Kjo do të thotë, që do të pasojnë ndryshime në funksionet shtetërore në Kosovë të atyre që udhëheqin politika në kundërshtim me interesat e shtetit të Serbisë”, është shprehur Daçiç. Ai kërkon që me zgjedhjet e 3 nëntorit, serbët në Kosovë të kenë të zgjedhur të ligjshëm të cilët do të jenë të pranueshëm edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk do të jenë më si struktura paralele, të shumëkritikuara nga Prishtina zyrtare dhe nga ndërkombëtarët. Për t’i bindur ata, mediat serbe raportojnë se serbët lokalë do t’i takojë edhe presidenti Nikoliç.
a.k
Comments
Hap i rendesishem per
<p> </p><p>Hap i rendesishem per hyrjen e serbise ne kosove, tash edhe institucionalisht. Suksese!</p><p>\</p>
Add new comment