Kisha-pallat kulture, rikthehet godina tek bashkia. Le të mbyllet me kaq.

Postuar në 20 Gusht, 2013 03:27

Pasi mbajtën një meshë “triumfi”, besimtarët që hynë forcërisht në godinën e pallatit të Kulturës në Përmet janë larguar prej andej dhe sot mësohet se policia private ka rimarrë ndërtesën, e shndërruar në kishë me emrin "Shën Maria e Pazarit". Bashkia e qytetit fitoi betejën gjyqësore me Kishën mbi pronësinë e objektit, por drejtori i kulturës në bashki, Bledar Mane, njëherësh autor shkrimesh tek gazeta Tema, në një prononcim të djeshëm e gjente fajin nga pak tek të gjitha palët e përfshira (dhuna e policisë private, indiferenca e policisë së shtetit etj). Duke kritikuar madje edhe shefin e vet që paskësh marrë “pushime të sforcuara” për të mos i dalë ballaz këtij konflikti. Megjithatë, të udhëzuar ose jo, mbase besimtarët dhe priftërinjtë e kanë kuptuar se vendimi i gjykatës është ligj dhe nuk mund të kundërshtohet me gjeste të tilla, që më së shumti dëmtojnë vetë Kishën dhe mesazhet që ajo kërkon të përcjellë.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>PO jo mor vlla se nuk e kane kuptuar jo, greket ben zhurmen qe deshen, ben ca video dhe ca foto dhe do shkojne ne BE tani te qajne dhe te gjejne arsyet se perse jane ne krize, se me demek shqiptaret jane te keqinjte dhe ata delet e perendise. Te thone se perballen me nje ekstremizem fetar, prandaj edhe duhet toleruar. Greket jane hiena per pune mashtrimesh. Nuk iken se mbario kjo pune, por se moren ca deshen kurvat, ben edhe zhurmen dhe ikin tani</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.