RD gjen tek Edi Rama një oligark të fshehtë të ekipit të Lacios. Dhe ka “prova”.

Postuar në 20 Gusht, 2013 04:26

Gazeta RD bën “goditjen” e rradhës. Në fakt, zbulimin (që është një muhabet kafenesh i hedhur në letër) e ka bërë një gazetë fantazëm që nuk figuron asgjëkundi, Ekspres, e cila thotë se Edi Rama është aksioner i fshehtë tek ekipi italian i Lacios. Si argument për këtë teori sillen dy momente: E para, Rama është mik me Igli Taren, drejtor teknik tek ekipi roman, dhe e dyta: Rama ishte i pranishëm në ndeshjen e superkupës Lacio-Juventus. Ah, po, ka dhe një episod tejet të dyshimtë: Lacio humbi dhe Rama u pa i mërzitur, rrjedhimisht ai duhet të ketë aksione tek ekipi i Klaudio Lotitos.

Pas një periudhe të qetë “institucionale” ku RD pasqyronte vetëm sukseset e Partisë Demokratike dhe tek-tuk ndonjë akuzë a kombinacion për të majtën, gazeta zyrtare e PD-së duket se po u kthehet kohëve të saj të lavdishme të spekullimeve qesharake e pa asnjë provë.

 

Materialin e gjeni të plotë në linkun: http://www.rilindjademokratike.com/web/index.php?option=com_content&view=article&id=1517:edi-ramaoligarku-i-fshehte-i-lacios&catid=58:lajme-kyce

a.k

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

<p>sa gazetare injorant ka Shqiperia dhe per cudi jane mbledhur te gjithe te Rd dhe te 55, sguxon robi me shku ne stadium se keta te bejne aksioner, po SRB kur i dhuroi Galiani bluzen e Milanit i dhuroi dhe ndonje aksion? A kane idene keta qe trbuna vip mbushet me te ftuar ne cdo ndeshje? filluan keta pa iku mire, o zot cfar sdo na degjojne veshet!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.