Intervista e Nishanit: Kush ka ankesa, të shkojë në Kushtetuese

Presidenti i Republikës ka dhënë një intervistë për “Panoramën” e sotme, në qendër të së cilës është çështja e SHQUP-it dhe akuzat që rrodhën pas firmosjes së dekretit përkatës (që ende nuk figuron në faqen zyrtare të Presidencës). “Dekreti doli në momentin që erdhi propozimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes. Në ushtrim të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, Presidenti vendosi ta nxjerrë atë dekret. Nga pikëpamja formale, ai dekret është në respekt të plotë të ligjit dhe kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës. Përsa i takon çështjes që ky objekt i kalon partisë së opozitës si seli, për mua nuk përbën asnjë problem. Ai objekt nuk ishte në përdorim për aktivitetin operacional të Forcave të Armatosura, siç mund të jenë kazermat, depot e armatimit, poligonet, pikat e ndërlidhjes etj. Shfrytëzimi i këtij konflikti midis maxhorancës dhe opozitës për të sulmuar apo intimiduar Presidentin e Republikës nuk është aspak serioz dhe tërësisht i padrejtë. Unë do të kisha vepruar njësoj edhe sikur kjo godinë t’i jepej Partisë Socialiste për të njëjtin qëllim. Çdo pretendim për shkelje të ligjit duhet adresuar në institucionet e Drejtësisë”, thotë Nishani. Ai gjithashtu mohon edhe një herë ndonjë pronësi të familjes së bashkëshortes në truallin e selisë blu.
Materialin e gjeni të plotë në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/08/20/ekskluzive-nishani-e-verteta-e-dekretit-per-shqup/
a.k
Add new comment