Shënim: Problemi rural i partive të djathta

Postuar në 21 Gusht, 2013 07:21

Duke filluar nga zgjedhjet lokale të 2007-ës, partitë e djathta krijuan një epërsi elektorale në zonat rurale. Koalicioni i djathtë fitoi shumicën dërrmuese të komunave në ato zgjedhje, ndërsa koalicioni i majtë fitoi shumicën dërrmuese të bashkive. Kjo epërsi rurale e së djathtës në zgjedhjet lokale u përkthye në një epërsi elektorale të saj në zgjedhjet e 2009-ës. Kështu, partite e djathta morën rreth 51% të votave në territorin e komunave, ndërkohë që partitë e majta (PS, LSI, PSD, etj.) morën rreth 49%. Nga ana tjetër, partitë e majta patën një epërsi në territorin e bashkive: 53%-47%.

Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, partitë e djathta (PD, PR, FRD, etj.) e humbën epërsinë rurale. Raporti, si në zonat urbane dhe ato rurale, u bë 59%-41% për të majtën. Pra, që e djathta të bëhet konkuruese  elektoralisht, do t’i duhet të rikuperojë goxha terren si në bashkitë, edhe në komunat…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Zonat rurale (per fat te keq) i kapin gjerat pak me vonese...por gjithsesi i kapin..!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.