Mjeshtri i romaneve të krimit, Elmore Leonard, vdiq në moshën 87 vjeçare

Elmore Leonard, romancieri i mirënjohur i romaneve kriminale, vdiq të martën në moshën 87 vjeç.
Njeriu që tha, “kur shkruani, lini jashtë librit pjesët e mërzitshme, që as ju nuk do i leconit në librat e tjerë,” vdiq pas një ataku në tru 3 javë më parë. Autor i 45 romaneve, Leonard ishte në procesin e të shkruarit të librit të tij të 46-të. Autorja Patricia Cornwell shkruan se ai ishte "një nga ikonat e vërteta të letërsisë së krimit ".
Gazetari dhe autori Tony Parsons vlerëson se Leonard do të mbahet mend si një "shkrimtar i madh", librat e të cilit "nuk do të vdesin kurrë". Në vlerësimet e tij të shumta përfshihet çmimi “F Scott Fitzgerald” në vitin 2008, dhe “PEN Lifetime Achievement Award” në vitin 2009. Ai mori një Çmim për Karrierën vitin e kaluar, dhënë në Amerikë nga National Book Awards.
Elmore Leonard ishte i madh dhe në Hollywood. Puna e tij frymëzoi filmat “Justified”, “Get Shorty”, “Out of Sight”, “3:10 to Yuma”, mes shumë titujsh të tjerë.
Këtu janë disa fakte të çuditshme rreth shkrimtarit:
Në letër: Leonard shkruante me shkrim në faqe letre të verdha dhe pa vija të bëra me porosi për të. Kur një faqe përfundonte, ai i transferonte fjalët mbi një letër të veçantë duke përdorur një makinë shkrimi. Nuk kishte kompjuter për të.
Rregullat: Lista e Leonardit mbi rregullat e të shkruarit që ai shkroi për The New York Times, përfshinte dhe atë që "kurrë nuk duhet hapur një libër me përshkrim moti," dhe kurrë "të përdoret një folje tjetër përveç foljes 'tha' për të paraprirë dialogun". Ai thoshte: “Nëse ajo që shkruaj ngjan si diçka e shkruar, unë ulem dhe e rishkruaj atë”.
Fansat: Admiruesit e tij përfshinin shkrimtarë të tjerë si Saul Bellow dhe Martin Amis, aktorin George Clooney dhe Aerosmith.
Djali nga Qyteti i Motorave: Leonardi jetoi në ose afër Detroitit që nga viti 1934. Ai shkruante përditë nga tetë-orë në studion e tij në shtëpi. "E pra, duhet ta vësh kohën para në qoftë se dëshiron të shkruash një libër," tha ai në vitin 2010.
k.c.
Add new comment