'Zgjohet' Topalli, për të sharë Arvizunë: "Miop politik e njeri i vockël"

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:06

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka sulmuar ambasadorin amerikan në detyrë Aleksandër Arvizu, pas deklaratave që ky i fundit ka bërë dje në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit, duke i krahasuar me ato të vitit 1992 të cilat rrëzuan diktaturën komuniste.

Tanimë që Arvizu është “i ikur” dhe po ashtu dhe Kryetarja e Parlamentit, znj Topalli duket se ka shfryrë frustrimin disa vjeçar me Arvizunë nëpërmjet një postimi në “Facebook”:

“Të dashur miq ! Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël! Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike!!! Për të mos i thënë falsifikator i historisë!!!! Të krahasosh Shqipërinë e 1992 që këputi vargonjtë e “evil empire”, me Shqipërinë anëtare të NATO-s , është njësoj si të vesh shenjën e barazimit midis Brezhnjevit dhe Presidentit Reagan !!! I denjë për të punuar me Reis Malilen jo me Hillary Clinton e John Kerry. As ekstremistët më të mëdhenj të së majtës nuk kanë guxuar kurrë një gjë të tillë”, shkruan Topalli për njeriun që është i vetmi që e quajti Berishën “burrë shteti”.

k.c.

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Sa turp qe kjo zonje te perdore kete gjuhe gjarperi. Fatkeqesisht, fjalori i perdorun prej saj deshmon mungese aftesie me gjyku e vleresu drejt cfare ka thene i nderuari Ambasador.
Realisht, pa paragjykuar as kush i organizoi dhe as kush fitoi, keto zgjedhje kane qene me shume pak kontestime rezultati, me me pak incidente, nuk kane pasur Dushk e Ruzhdije. Kjo eshte cka ka thene i nderuari Ambasador, zonja kryeparlamentare.
Per me tej, zonja deshmon mendjeshkurtesi dhe arrogance infantile kur fut hundet ne punet e shteteve te tjera dhe perdor ca krahasime si te ishte fatose e Enverit.
I nderuari Ambasador perfaqeson Ameriken dhe eshte emeruar nga Hillary Clinton dhe Presidenti Obama. Megjithate, pa dashur te jem sarkastik sugjeroj qe zj. Topalli ti kerkoje DASH te terheqe emerimin e pasuesit te z. Arvizu dhe t'ia lere asaj emerimin e ambasadorit te ri te Amerikes, e perse jo DhenDerrin e saj.

Submitted by Anonim (not verified) on

...shkruan Topalli për njeriun që është i vetmi që e quajti Berishën “burrë shteti”.

Tani ne prag te largimit nga Shqiperia i ka mbetur te vleresoje edhe Enver Hoxhen “burrë shteti”! Me kete  do te na  corjentonte  plotesisht per sa i takon pozicionimeve te tija!

Nuk do kuptonim me asgje....!

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

ZHOZI kujdes!!!  se "te kap prej zhelesh e ta ben fytyren si kepuca"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.