Plani rregullues problematik i Tiranës. Arkitekti Kote: “duhet rishikuar. Xhamia, në vend tjetër"

Inxhinieri Robert Kote në një intervistë për SHekullin, i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që të rishikojë dhe një herë planin rregullues të vitit 2013. Në intervistën për Valeria Dedajn, ai thotë se:
…Të shtysh stacionin e Trenit, që aktualisht është afër me qendrën, ta zhvendosësh larg qendrës, nuk është një zgjidhje aspak e mirë, sepse largon dhe turistët nga qendra e Tiranës, kështu shton trafikun. Dhe më tej, ai eleminon justifikimin se “këto i ka plani rregullues, kam bërë këtë, kam bërë atë2 për tëargumentuar se bulevardi që mendojnë të ndërtojnë do të hapë shumë probleme sepse ka lejuar të prishen ndërtime, ky është një shpenzim i plotë.
“Ndërkohë që miratohet plani rregullues i Tiranës, ai po shkatërron lulishtet, muajt e fundit u shkatërrua lulishtja para selisë së PS-së. Nëse shikon fotot e vjetra të Tiranës, vëmë re se ato pak lulishte që kanë qenë janë prishur. Fatkeqësisht dhe lulishtja që ishte pranë Shtëpisë së Oficerëve u prish për të ndërtuar xhaminë, prandaj nuk duhet të harrojmë se shumë lulishte të tjera kështu janë shkatërruar, duke ndërtuar ndërtesa të reja mbi godina dhe mbi terrene sportive.”
Për xhaminë e Namazgjasë:
“Unë mendoj se xhamia mund të ndërtohet aty ku ndodhet monumenti Partizani, pse të mos ndërtohet atje, por shkojnë dhe shkatërrojnë lulishten. Kurse ambientalistët që ankohen dhe po bllokojnë ndërtimet kanë qenë pas Sali Berishës, teksa ai firmoste ndërtimin e saj. Gjithashtu kanë shumë të drejtë kur thonë njerëzit se ajo xhami që është projektuar atje ngjan me xhamitë e Stambollit, por unë mendoj se duhet të jetë diçka shqiptare, dinjitoze dhe për Tiranën, por dhe për myslimanët shqiptarë.”
k.c.
e plotë:
Comments
Nuk e kuptoj si mbini si

Nuk e kuptoj si mbini si kerpudhat pas shiut ju "ekspertet, arkitektet, apo urbanistet e medhenj", ketu nuk kam ndermend te denigroj aftesine e talentin tuaj Z.Kote, mbase ju jeni shume i afte apo shume i talentuar, apo nje gjeni i fushes tende. Problemi eshte se ju keni patur 20 vite kohe per tu shprehur rreth ideve tuaja. Mesa di une, gjate kesaj kohe jane organizuar me dhjetra forume, debate, grupe pune, plane, projekte qofte nen lidership te mate qofte te djathte. Ku ju dhe te gjthe specialiste te fushes keni patur mundesi te diskutoni e te propozoni.

Nuk e di nese ju keni qene apo jo pjesmarres ne keto aktivitete. Por me duket si kepurdhe pas shiut, apo pas pilafit, kjo perpjekje e juaja.

Meqe jeni i moshuar dhe une jam sa gjysma e moshes tuaj, te me falni, por do t'ju sugjeroja qe sidomos per projektin xhamise se Tiranes te mos e trajtoni me, pasi cdo perpjekje do te merej me nenkuptim religjoz apo anti islam. Sidomos nga personi juaj qe jeni, te pakten nga emri ortodoks. Pa shtuar ketu faktin se projekti eshte tashme i miratuar ku dhe fondet jane pothuajse te siguruar.

Komenti im nuk ka si qellim t'ju mbylle gojen, aspak. Sidoqofte, ju keni mundesi te vazhdoni mbrojtjen e projekteve apo ideve tuaja.

Ju falem nderit per mirekuptimin

"Xhamia, në vend tjetër" Kjo

"Xhamia, në vend tjetër"

Kjo eshte islamofobì. Ha,ha,ha.

Add new comment