Restorant mbi tarracën e Prokurorisë, qytetarët e denoncojnë si ndërtim pa leje

Postuar në 24 Gusht, 2013 03:15

Praktika e njohur dhe fitimprurëse e institucioneve shtetërore, të cilat ndërtojnë lokale në godinat e tyre, duket se ka infektuar edhe Prokurorinë e Përgjithshme. Gazeta Shekulli shkruan sot se pas Prokurorisë së Tiranës dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur që të shpenzojë një shumë të konsiderueshme për të ndërtuar një restorant mbi tarracën e saj. “Praktika e institucioneve të  tjera ka treguar se pas ndërtimit me fondet e buxhetit të institucioneve shtetërore, këto mjedise u jepen me qira individëve privatë me shuma të papërfillshme, ndërsa xhiroja është mëse e garantuar për shkak të klientelës stabël”, shkruan gazeta.

Por, pikëpyetja është një tjetër: A ka marrë leje prokuroria për ndërtimin e kësaj shtese? Shekulli shkruan se ndër objektet që janë denoncuar në faqen e nismës “StopRrënimit. com” nga Partia Socialiste është edhe shtesa e kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila i ka bllokuar pamjen e kateve të sipërme të një prej pallateve pas saj. Nga këqyrja e dokumentacionit, rezulton se shtesa e  ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme është planifikuar jo për zyra, por për një restorant. Madje, nga hartat që kanë marrë pjesëmarrësit  në tender, rezultojnë se është përcaktuar edhe numri i tavolinave dhe i gjithë sistemi i ndriçimit dhe ai audio. Në total kostoja e shtesës  ka kushtuar rreth 5 milionë lekë të  reja.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.