Thaçi gjen formulën magjike për të fituar Prizrenin, kryeministrin turk Rexhep Tayip Erdogan!

Postuar në 26 Gusht, 2013 05:21

Partia Demokratike e Kosovës duket se e ka solucionin çudibërës për ta mbajtur Prizrenin. Partia në pushtet e kryeministrit Thaçi pritet që për t`i bindur prizrenasit që t’ia japin votën, ta përdorë mikun e Bosforit, kryeministrin e Turqisë Rexhep Tayip Erdogan. Burime diplomatike i kanë thënë gazetës Tribuna se është planifikuar që gjatë tetorit kur të ketë nisur fushata elektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë, vendin ta vizitojë kryeministri turk.  Të njëjtat burime kanë shpjeguar se arsyeja primare e vizitës do të jetë përurimi i punimeve në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës Adem Jashari, të cilat janë bërë nga kompania turke Limak, që e ka koncesionuar aeroportin. Por, mysafirit të fuqishëm nga Bosfori, sipas të njëjtave burime do t`i dalë punë edhe deri në jug të Kosovës. Ai do të qëndrojë në Prizren, qytetin e dytë për nga madhësia në Kosovë që aktualisht qeveriset nga PDK-ja. Partia e kryeministrit Thaçi nuk paramendon ta lëshojë në asnjë formë qeverisjen ne Prizren as pas zgjedhjeve të ardhshme të tre nëntorit, thonë burimet e mësipërme.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.