Taçi ndërron logon, por jo ngjyrën e kompanisë: Tani e tutje, në 300 pika karburanti jo më “Taçi”, por “IT Oil”

Postuar në 26 Gusht, 2013 11:10

Aktiviteti i Rezart Taçit në fushën e hidrokarbureve nuk ka pushuar, thotë gazeta Shqiptarja.com. Këto ditë, një numër i madh pikash (300, nga 1200 që ka gjithë vendi) që më parë mbanin logon Taçi Oil po transformohen në IT Oil, duke ruajtur, jo vetëm pajisjet dhe vendndodhjen, por edhe ngjyrat e logos së vjetër.

Në kontratën e nënshkruar midis biznesmenit Taçi dhe blerësve të ARMO-s, këta të fundit kanë marrë angazhimin me shkrim të Rezart Taçit se as ky dhe as motra e tij Anika nuk do të përfshiheshin në ndonjë veprimtari tregtare apo prodhuese që ka lidhje me tregun e hidrokarbureve në Shqipëri. Por, që përpara se të hidhte firmën në këtë kotratë, Taçi ka marrë masa që të transferojë në adresë të bodigardit që, në fakt është nipi i tij, Irgen Selfo, 27-vjeçar, pronësinë e firmës së tregtisë së hidrokarbureve Kuarta, ku më parë ishte pronar 100 për qind Taçi. Me anë të kësaj firme tashmë Taçi do të vijojë të jetë i pranishëm në tregun e karburanteve në vend.

Pavarësisht se nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, shitja e ARMO-s tek azerët dhe largimi i Taçit ka suprizuar jo pak tregun e naftës. Prapaskenat e një operacioni me shumë mistere, planet e ardhshme dhe si do të ndikojë kjo lëvizje në tregun e karburanteve në vend. Burime të pakonfirmuara thonë se ARMO iu shit azerëve për 150 milionë euro, por me zbritjen e borxheve, mbeten cash vetëm 30 milionë euro!...

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.