Tragjedi në Velipojë. Dallgët marrin dy jetë

Postuar në 27 Gusht, 2013 13:45

Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve të motit, me dallgë mbi tre metra të larta, ka sjellë tragjedinë sot pasdite në plazhin e Velipojës. Dy vetë janë mbytur: Adnan Halimi nga Kosova, 50 vjeç sepse nuk dinte mirë not dhe u rrëmbye nga dallgët, dhe Myfit Paçrami 56 vjeç nga Shkodra, i cili shkoi ta ndihmojë. Shtypi online (Shqiptarja.com dhe Tema) njoftojnë se pasi Halimi është futur për të bërë plazh, kur sapo kishte përfunduar shiu rreth orës 19:30, nuk u ka rezistuar dot dallgëve dhe ka kërkuar ndihmë. Paçrami ka tentuar ta ndihmojë, por dhe ai nuk ka mundur të kthehet më mbrapsht dhe ka humbur jetën. Tre të rinj vrapuan për të ndihmuar, por edhe ata kanë pasur shumë vështirësi dhe kanë rrezikuar seriozisht jetën (foto nga Tema).

Banorët kanë njoftuar policinë, e cila ka njoftuar policinë kufitare dhe kjo e fundit ka dërguar dy skafe, të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e 3 ndihmësve të fundit dhe dërgimin e tyre në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë janë nxjerrë edhe dy të mbyturit, të cilët janë dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës dhe janë identifikuar nga familjarët. Sa për rojet e plazhit dhe policinë në mbrojtje të pushuesve, edhe këtë verë është e kotë të flitet.

a.k

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

<p>ku jetojme o zot ne Shqiperi apo Siri? jeta e njeriut ketu seshte asgje, kasaphane perdite, ne plazhe, ne rruge, ne shtepi e gjithandej. ketu jemi ne meshire te fatit, kur do ndryshoj ky vend?</p>

Submitted by Anonim sevdije (not verified) on

turp per shtetin shqiptar te mos kete roje te plazhit, e ne kosovaret vrapojme pas plazheve te revieres shqiptare dhe ja e paguajm me jete

Submitted by Anonim sevdije (not verified) on

turp per shtetin shqiptar te mos kete roje te plazhit, e ne kosovaret vrapojme pas plazheve te revieres shqiptare dhe ja e paguajm me jete

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.