Për Shkullakun, ajo që nuk lë të “lulëzojë” Lulzimi është fakti që ai imiton ish-Kryetarin, e jo hija që i bën Berisha

Shkullaku i kthehet sot te MAPO temës së “lulëzimit” të Lul Bashës, e pamundur përderisa mbi të qendron hija e “plakut” Berisha.
“Lidershipi i tij deri më sot ngjan si një replikë e dobët e kryeministrit ose si një profil imitues në “Facebook”. Madje, nëse dikush do të kishte zbritur sot në Tiranë dhe nuk do ta dinte lajmin se Berisha ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PD-së, as do t’i shkonte ndër mend se ajo parti mund të kishte një kryetar tjetër,” shkruan Shkullaku. Por, thotë ai, ata që besojnë se duke mos folur/tërhequr Berisha do të lulëzojë Basha, e shohin problemin shumë të thjeshtuar. Për Shkullakun, Basha ka një mungesë aksioni politik. Për të, ai thjesht po imiton Berishën, duke artikuluar 1 ditë më pas ato që lideri plak poston në FB.
“Basha do të duhej, për shembull, pa paragjykuar qeverinë e re që ende s’ka filluar punë, që në mënyrë profesionale të tregonte se përse kabineti “Rama” apo konferenca ndërkombëtare që ky organizoi në Tiranë, ngrenë dyshime për seriozitetin e mazhorancës së re. Ai duhet të bindë atë pjesë të shoqërisë që është mosbesuese ndaj qeverisë socialiste, por për këtë nuk i mjaftojnë akuzat e Berishës e aq më pak imitimi i tyre.”
k.c.
Add new comment