Obama ende nuk ka vendosur për luftën, por NY Times i kërkon zgjidhje pa luftë

Në një editorial të djeshëm, NY Times, një nga opinion-bërësit më të mëdhenj në ShBA, i kërkon Obamës të mos përsërisë gabimin e Bushit që u fut në luftë me Irakun mbi disa armë që nuk ekzistonin. Aq më tepër, sipas gazetës, pretendimet për fakte pas atij rasti janë rritur shumë. Për sa i përket përdorimit të gazit nga i cili mendohet se vdiqën disa qindra civilë, zyrtarët amerikanë, britanikë, francezë dhe turq kanë fajësuar pa ekuivok z. Assad për sulmin, çka duket mjaft bindëse, pasi nuk ka pasur asnjë indikacion se regjimi ka humbur kontrollin e arsenalit të armëve të veta kimike ose që opozita ka aftësinë për të zotëruar të tilla armë. Megjithatë, nuk ka ende prova konkrete për të mbështetur këtë pohim.
“More Answers Needed on Syria” është titulli i editorialit, i cili sheh me frikë mundësinë e një sulmi pa përfillur KS të Kombeve të Bashkuara, ku Rusia dhe Kina – mbështetësit e Assadit kanë forcën e vetos. Po pikërisht tek këto dy shtet e sheh NY Times mundësinë për të ndalur Assadin:
“Idealisht, pasi të paraqiten provat, Këshilli do të dënojë z. Assad, do të vendosë një ndalim mbi dërgesat e armëve në Siri (duke përfshirë materialet që përdoren për të prodhuar armë kimike, të cilat regjimi është duke u përpjekur t’i blejë në tregun e hapur) dhe do të dërgojë emrin e z. Assad në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ndjekje. Kjo është ajo që duhet të ndodhë; Rusia dhe mbështetësit kineze të zotit Assad janë ato më të mundhsmit për të ndaluar brutalitetin e tij.
k.c.
(në foto: Obama duke i vendosur vijën e kuqe Assadit)
Comments
Me pak fjale, lejohet te
<p>Me pak fjale, lejohet te vrasesh me kallashnikov, topa e bazuka e avione, ndersa me gaz jo. Eshte çeshtje morali apo statistikash kjo nderhyrja ne Siri, se s'po marr vesh gje une?</p><p> </p>
Harrove bombat berthamore,
<p>Harrove bombat berthamore, Nepalmin, Uranin e varferuar, Fosforin e bardhe dhe bombat me fragmentim.</p><p>Sa hipokrizi ne te ashtuquajturen "demokraci", perfundimisht ky sistem eshte nje hale me ere te tmerrshme qe duhet fshire nga faqja e dheut!</p>
Add new comment