Ngjarje e rrallë në politikën shqipe: N. Spahiu "prishet" me Albin Kurtin për koncepte historike

Postuar në 29 Gusht, 2013 10:32

Opinionisti Nexhmedin Spahiu, shpesh i pranishëm dhe te Respublica, ka qenë fare pranë emërimit si kandidat i Vetëvendosjes për Mitrovicën në zgjedhjet lokale, njofton Express. Por në mos-realizimin e marrëveshjes me sa duket kanë qenë mospajtimet me Albin Kurtin për dy personalitete të shumë-diskutuara shqiptare të Luftës së Dytë Botërore, Xhaferr Deva (ishte nëpunës dhe më vonë Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës tetor, 1943 - qershor, 1944) dhe Rexhep Mitrovica (nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1943-1944, kohë kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Gjermania.)

Pavarësisht se zyrtarisht palët e kanë mohuar  që të jenë prishur për arsye të këndvështrimeve mbi historinë, Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në kushte anonimiteti kanë thënë për Express se Albin Kurti i ka kërkuar Spahiut të ndërrojë qëndrimin për Xhafer Devën dhe Rexhep Mitrovicën, dy këta shqiptarë të Kosovës, të cilët ishin të rreshtuar në anën e regjimit fashist.

Të mësuar me praktikën që kandidatët zgjidhen kryesisht se sa pare kanë e sa do investojnë në fushatë apo se kë kanë shok në majë të partisë, duket si çudi që një kandidat të “skualifikohet” për çështje konceptuale. Po ashtu, duket çudi që një intelektual të ketë aq integritet sa të heqë dorë nga kandidimi i sigurt sepse nuk do që të heqë dorë nga bindjet e veta.

k.c.

Një info më të zgjeruar mbi Xhafer Devën dhe Rexhep Mitrovicën, Express jua ofron në linkun poshtë:

http://ww1.gazetaexpress.com/?cid=1,13,119868

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Koleto, mendoja se ishe me i zgjuar sesa kaq qe te maresh per baze nje shkrim qe bazohet ne
burime "anonime" te nje gazete prane pushtetit ne Kosove.

Submitted by katarakti (not verified) on

Neqoftese jane prishur per Xhaferr Deven dhe Rexhep Mitrovicen, kolaboracioniste me damke, me shtohet respekti per Albin Kurtin. Ky i fundit me doli fare nga zemra para pak kohesh me qendrimet e tij proislamiste

Submitted by Hithri (not verified) on

Jam me ty katarakti. Bravo i qofte Albin Kurtit. I heq kapelen.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa të painformuar jeni ju shqiptarët e Shqipërisë londineze o Zot! Pse? Nexhmedin Spahiu, një radikal islamik dhe një puthador i shumë interesave antishqiptare. angazhohet me mish e me shpirt për ndarje të kombit shqiptar. Vetëvendosja angazhohet për bashkim të kombit shqiptar. Si mund u pajtokan këta dhe si qenka aq e rëndëshme një shashkë si kjo me Devën dhe Mitrovicën kur Spahiu është antishqiptar në çështje esenciale? Hajt ResPublica na thoni???

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.